GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Tradita e mësimdhënies! Gjirokastra përkujton 100-vjetorin e liceut francez

14:12 - 21/11/23
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tradita e mësimdhënies! Gjirokastra përkujton 100-vjetorin e liceut francez
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjirokastër gjenerata të tëra ish-nxënësish e mësuesish të gjimnazit “Asim Zeneli” i njohur që prej themelimit të tij si Liceu Francez, kanë përkujtuar së bashkë 1 shekull tradite në mësimdhënie të njërës prej shkollave më të hershme të arsimit të mesëm në Shqipëri.

“Ndihem e privilegjuar si mësuese e fizikës për dekada me radhë. Falë punës së nxënësve që më kanë respektuar ne arritëm ato rezultate që bënë historinë e gjimnazit”, shprehet një mësuese.

“Emocionet janë të papërshkrueshme ndoshta edhe të papërballueshme. Është një shkollë ku u rritëm, mësuam u edukuam. Kjo shkollë ka nxjerrë plejada intelektualësh, kontributi i të cilëve ka kaluar kufijtë e Shqipërisë”, tha një mësues.

“Ky gjimnaz ngeli një burim i pashtershëm brezash të tërë intelektualësh. Fakt është se sot për arsimin në përgjithësi duhet një kujdes më i madh”, u shpreh një mësues tjetër.

Ëndrra e shumë patriotëve dhe klubeve të atdhetarëve të gjuhës brenda dhe jashtë vendit që kur Shqipëria ishte ende nën perandorinë otomane u bë e mundur vetëm në vitin 1923 kur në Gjirokastër liceu francez drejtuar nga francezi Viktor Kutan çeli dyert e tij për të shënuar një ngjarje kulminante emancipuese. Para luftës së Dytë Botërore Gjirokastra kishte një numër më të madh nxënësish që kishin përfunduar arsimin e mesëm sa e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë e marrë së bashku.

Jorgji Meksi një prej patriotëve të kohës e kujton kështu në ditarin e tij ditën e çeljes së liceut në Gjirokastër.

“Çupat me çanta në duar, shkuan në lice, për gëzim të qytetarëve e për inat të miqve të pakë të errësirës medievale (mesjetare). Gjirokastra tregoi edhe një herë se është në ballë të arsimit dhe të progresit”, tha Jorgji Meksi

Gjimnazi ku studioi Eqrem Çabej, Ismail Kadare, po përpiqet të risjellë memorien historike në një institucioni që u bë qendra e jetës dhe zhvillimeve intelektuale në Jug. Muzeu i sapo krijuar sipas drejtores Alma Malaj do të mbetet i hapur për donacione, dorëshkrime, kujtime, fotografi për të vijuar të frymëzojë brezat në vijimësi.

“Së fundi kam pasur takime të shumta frymëzuese me ish-nxënës e mësues të gjimnazit. Librat, materialet dhe dokumentet që ata kanë dorëzuar për muzeun janë mbresa që do të më shoqërojnë gjatë gjithë jetës”, u shpreh drejtoresha e gjimnazit Alma Malaj.

Liceu Francez i dha shtypit shqiptar dhjetëra kronikanë e gazetarë, politikës shumë figura kulminante, luftës 35 dëshmorë, artit, kulturës shkencës e mjekësisë të paktën 30 personalitete të spikatur edhe ndërkombëtarisht dhe vetë qytetit peshën e qendrës më të rëndësishme qytetare të Jugut.

 

 

Etiketa: Gjirokastërliceu

Lajme të lidhura

“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Bota

“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

08:21 - 11/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Para
Bilanc i rëndë viktimash në Gaza, më shumë se 5000 fëmijë të vdekur

Bilanc i rëndë viktimash në Gaza, më shumë se 5000 fëmijë të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Opozita bojkoton, shtyhet votimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës
Kosovë & Rajon

Opozita bojkoton, shtyhet votimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

11:52 - 28/04/26

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se opozita nuk ka arsye për të munguar në seancën e...

Lexo më shumë
Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat

Miliona lekë të humbura, Dogana e Tiranës nuk zbaton rekomandimet e KLSH

11:29 - 28/04/26
Mashtrimi me call center! 25-vjeçarja kapet në Tiranë, si i “peshkonte” të huajt nga apartamenti

Mashtrimi me call center! 25-vjeçarja kapet në Tiranë, si i “peshkonte” të huajt nga apartamenti

11:14 - 28/04/26
Dy javë pa drita, banorët e Fushmbretit në Elbasan dalin në protestë

Dy javë pa drita, banorët e Fushmbretit në Elbasan dalin në protestë

10:46 - 28/04/26
Spaho: Procesi për presidentin e ri është fars, nuk i bashkohemi

“Asnjë udhëheqës i PD nuk protestoi për Ilir Metën”, ish-deputeti demokrat kritikon opozitën: Turp për ata që kanë ngrënë nga PL

10:40 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com