GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Prit të dalësh në gazetë”, zbardhet biseda e Ervin Matës në ‘Sky’/ Detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Në kërkim nga SPAK, publikohet një video e Ervin Matës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbërthimi i mesazheve në ‘Sky-ECC” çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri, pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë.

Report TV ka siguruar një pjesë nga dosja, dhe konkretisht për aktivitetin e personit në kërkim Ervin Mata. Gjatë bisedimeve në Sky ECC, Ervin Mata komunikon në gjuhë të huaj dhe nga biseda e zhvilluar dyshohet se ka trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Gjatë bisedës Ervin Mata u tregon bashkëpunëtorëve të tij se i është sekuestruar sasia prej 240 kg kokainë, në aeroportin e Frankfurtit.

“Rezulton se në muajin Shtator 2020, përdoruesi i SkyECC GS4TDD, i identifikuar si Ervin Luan Mata, bashkëbisedon në gjuhë të huaj në grup chat-in e emërtuar 6H06SK:57.

Nga biseda e zhvilluar dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me përdorues të tjerë SkyECC, pjesëmarrës në grup chat, kanë trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main-Gjermani.

Lidhur me këtë bisedë, evidentohen edhe biseda të datës 29.09.2020 me përdorues të tjerë shqipfolës, ku shtetasi Ervin Mata i tregon që i janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 240 kg, sasi e cila lidhur me problematikën e nxjerrjes nga aeroporti dhe mbërritjen në Frankfurt diskuton edhe në grup chat-in 6H06SK:57.

10.6.2. Me datë 29.09.2020, në or 140914 shtetasi Ervin Mata duke përdorur GS4TDD, komunikon me përdoruesin e paidentifikuar AOSHUI dhe i tregon që i janë kapur një sasi prej 240 kg në Frankfurt dhe të presë nesër që të dalë në gazetë.

Ata shkëmbejnë mesazhet:

“…Ili un e shes me 35…

Ramazani ma ka pagu 34. Ato mund ta dun dhe ner heletik Pom!’- thuhet në pjesën nga dosja e siguruar nga Report Tv.

Në pranga nga operacioni i SPAK janë ish-zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni, ndërsa në kërkim janë Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, Ervin Mata dhe 4 të tjerë.

Etiketa: bisedaKryesore1MataSky

Lajme të lidhura

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit
Aktualitet

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Para
FOTO/ Djalë king, ja si duket Edona në moshën 6-vjeçare

FOTO/ Djalë king, ja si duket Edona në moshën 6-vjeçare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26

Një konflikt i ndodhur gjatë natës në Tepelenë ka lënë të plagosur tre persona, ndërsa Policia ka shpallur në kërkim...

Lexo më shumë
“Ky shesh s’ta pranon besën!” Protestuesit: Qytetarët të bashkive që ‘shkrihen’, na u bashkoni!

“Ky shesh s’ta pranon besën!” Protestuesit: Qytetarët të bashkive që ‘shkrihen’, na u bashkoni!

20:54 - 31/07/26
“Duam dorëheqjen e Ramës”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba kundër korrupsionit

“Duam dorëheqjen e Ramës”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba kundër korrupsionit

20:45 - 31/07/26
Ndarja e re territoriale/ Banorët e Dimalit, Divjakës, Klosit dhe Përrenjasit refuzojnë bashkimin e bashkive: Nuk do ta lejojmë

Ndarja e re territoriale/ Banorët e Dimalit, Divjakës, Klosit dhe Përrenjasit refuzojnë bashkimin e bashkive: Nuk do ta lejojmë

20:34 - 31/07/26
Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com