GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Buxheti 2024, Berisha: Universitetet rrënohen, shëndetësia nuk garanton shërbimet jetike

18:23 - 22/11/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Buxheti 2024, Berisha: Universitetet rrënohen, shëndetësia nuk garanton shërbimet jetike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha ishte i pranishëm në një diskutim me ekspertë të fushave të arsimit dhe shëndetësisë lidhur me projekt-buxhetin e vitit 2024, nga ku ka thënë se ai shënon një mashtrim të ri dhe një shpërdorim të madh.

Ndërsa u ndal në mënyrën se si u miratua në parim projekt-buxheti në seancën e së hënës, Berisha tha se Kuvendi monist miratoi vetëm për 4 minuta dokumentin, duke e cilësuar këtë si një turp.

“Kurrë në asnjë vend nuk është regjistruar votimi në 4 minuta i një buxheti. Kjo ndodh vetëm në narkoshtetin e Edi Ramës.

Qëndresa e deputetëve të PD-së, për të drejtat kushtetuese nxori në dritën e diellit para gjithë botës, fytyrën e vërtetë të regjimit të Tiranës.

Nxori shkallën më të lartë të papërgjegjshmërisë. Të votosh buxhetin e një viti në 4 minuta, do të thotë se je larg çdo norme, çdo standardi, çdo ligji.

Por ne jemi të vendosur që me këto takime të paraqesim para shqiptarëve, pikëpamjet, opinionet, mendimet tona lidhur me buxhetin që kaloi në 4 minuta”, tha Berisha.

Duke u ndalur vetëm në dy fusha, atë të arsimit dhe shëndetësisë, Berisha u shpreh se buxheti i 2024 nuk shënon një avancim, jo që nuk përputhet kërkund me kërkesat e domosdoshme të këtyre fushave, të një rëndësie jetike për shoqërinë shqiptare, por përkundrazi shënon një rënie, shënon një mashtrim të ri dhe një shpërdorim të madh.

Rrënimi i arsimit universitar

Lidhur me buxhetin për Arsimit, ish-Kryeministri tha se Universitetet po reduktohen në nivelin e shkollave të mesme.

“Buxheti i arsimit është, buxheti defakto i rrënimit të arsimit universitar. Një ulje dramatike e investimit në fushën e kërkimeve.

Faktikisht universitetet tona po reduktohen në këtë mënyrë, pa kërkimin shkencor në nivelin e shkollave të mesme.

Është dramatike.

Një universitet e mban kërkimi shkencor. E dallon nga një shkollë e mesme, përpara së gjithash kërkimi shkencor i pedagogëve, studentëve.

Një fakultet mjekësie e dallon nga një shkollë e mesme shëndetësie, kërkimi shkencor.

Fondet janë ulur me 30-40 %, ndonëse kanë qenë minimale”, tha Berisha.

Buxheti për shëndetësinë nuk garanton shërbimet jetike

Ndërsa u ndal te buxheti për shëndetësinë, ish-Kryeministri tha se dy të pestat e tij shkojnë për aferat tashmë kriminale të njohura të sterilizimit, proces i cili në Shqipëri kushton 4 herë më shtrenjtë se në Gjermani, kushton 83 herë më shumë se sa kushtonte ky proces kur kryhej nga sektori publik.

Berisha tha se pavarësisht vendimeve të Gjykatës, ky koncension vazhdon njëlloj të gllabërojë paratë e buxhetit vetëm e vetëm se është ndërmarrje e Edi Ramës.
“Ju garantoj ju dhe shqiptarët se Ilir Beqaj, e asnjë Ilir Beqaj tjetër cilido që të jetë ai, nuk do të guxonte kurrë të firmoste një marrëveshje të tillë.
Nuk ka ministër që mund të firmosë një aferë siç është ajo e sterilizimit. Autori i saj i vërtetë është njeriu që për sipërmarrjen e vet dilte para shqiptarëve me një pincë të thyer dhe gërshërë me një krah.

Duke menduar se i mashtron ata, ja se me çfarë operoheshin.

Pra sado që Beqaj është një hajdut parekselancë, sipërmarrësi numër 1 i kësaj afere që i shkon vendit deri tani 79 milionë euro, pra i shkon mbi 150 mln euro është direkt Edi Rama.

Edhe njëherë ju them nuk ka ministër, zv/kryeministër që mund të firmosë një marrëveshje të tillë. Atë e firmos vetëm në emër të kryeministrit. E tillë po në këto përmasa është check up. i tillë janë analizat.

Mirë po këto procedura përveç se një vjedhje e madhe në qindra milionë të taksave të qytetarëve janë një gjobë e rëndë shumë për qytetarët e sëmurë.
Sot shqiptarët detyrohen të bëjnë analizat ku munden, dhe me çmime, ju garantoj unë, këtu në Shqipëri analizat kanë çmimin 3-4 herë më të larta se në Gjermani. Çmime stratosferike.

Buxheti që u lihet tani spitaleve për analiza është kërkund për plotësimin e nevojave me çmimet që ka vendosur koncensionari”, tha Berisha.

Në vijim ai theksoi se një sektor kaq jetik është në shkatërrim e sipër.

“Me një buxhet që nga 5% që ishte premtuar katandiset në 1.3 %. Ndaj dhe buxheti për shëndetësinë, në fakt është një buxhet vjedhje, ndëshkimi, gjobe dhe ndëshkimi për qytetarët.

Me këtë buxhet nuk garantohen shërbimet jetike, siç janë operacionet, analizat e domosdoshme në sektorin publik për qytetarin shqiptar”, theksoi Berisha.

Etiketa: arsimberishabuxhetshendetesi

Lajme të lidhura

Abuzimet me tenderat e AKSHI-t, SPAK kërkon pezullimin e numrit 2 të Policissë Tiranë
Aktualitet

Abuzimet me tenderat e AKSHI-t, SPAK kërkon pezullimin e numrit 2 të Policissë Tiranë

10:31 - 16/12/25
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar në kundërshtim me ligjin nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë
Aktualitet

Drejtoria e Doganave bllokon “Bankers Petrol”, pezullohet operacioni i nxjerrjes së naftës

10:09 - 16/12/25
Akuzat me të cilat përballen drejtoresha e AKSHI-t dhe Ermal Beqiri
Aktualitet

Akuzat me të cilat përballen drejtoresha e AKSHI-t dhe Ermal Beqiri

10:00 - 16/12/25
Para
Ka edhe më keq…

Kryeministri shqiptar, magjistar i paqes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Abuzimet me tenderat e AKSHI-t, SPAK kërkon pezullimin e numrit 2 të Policissë Tiranë
Aktualitet

Abuzimet me tenderat e AKSHI-t, SPAK kërkon pezullimin e numrit 2 të Policissë Tiranë

10:31 - 16/12/25

SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) po zhvillojnë një operacion në kuadër të hetimeve për tenderat e dhëna nga...

Lexo më shumë
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar në kundërshtim me ligjin nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Drejtoria e Doganave bllokon “Bankers Petrol”, pezullohet operacioni i nxjerrjes së naftës

10:09 - 16/12/25
Akuzat me të cilat përballen drejtoresha e AKSHI-t dhe Ermal Beqiri

Akuzat me të cilat përballen drejtoresha e AKSHI-t dhe Ermal Beqiri

10:00 - 16/12/25
SPAK lëshon urdhërarrest për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn e AKSHI-t

SPAK lëshon urdhërarrest për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn e AKSHI-t

09:15 - 16/12/25
Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e Fatos Cenajt në Padova, arrestohet fqinji 45-vjeçar

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e Fatos Cenajt në Padova, arrestohet fqinji 45-vjeçar

09:07 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com