GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mos na del dardhë”, zbardhen bisedat e grupit të trafikut të drogës/ Detajet

18:57 - 22/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mos na del dardhë”, zbardhen bisedat e grupit të trafikut të drogës/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijojnë të publikohen detaje nga dosja e SPAK lidhur me operacionin e zhvilluar dy ditë më parë ndaj një grupi kriminal, pas çkodimit të aplikacionit SKY.

Nga detajet e publikuara del në skenë edhe emri i Ergys Dashit, i ekzekutuar në Ekuador, pak vite më parë. Ndërsa ekzekutuesit dhe porositësit nuk dihen ende, ajo që dihej është përfshirja e tij në trafikun e drogës.

Sipas News24, në dosjen e SPAK ndodhet një episod ku dy anëtarit të grupit, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani diskutojnë për Dashin.

“Më datë 18 shkurt 2021, në portin e Valencias në Spanjë, është sekuestruar rreth 69 kg kokainë e fshehur në motorin frigoriferik në fund të kontenierit, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar. Ngarkesa thuhet se kishte ardhur nga Brazili. Nga hetimet del se të dyshuar për këtë trafik janë Ismail Zeneli, Eralbi Breçani dhe Ergys Dashi, ky i fundit i ekzekutuar në Ekuador.

Ismail Zeneli ka patur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil. Si edhe të nxjerrjes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur do të mbërrinte në këtë port e transportuar me kontenier. Artan Sulejmani ishte bashkëpunëtor i Zenelit, ndërsa Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil”, thuhet në dosje.

Në një nga bisedat që lidhen me këtë transport droge, ku i përfshirë del të ketë qenë edhe Ergys Dashi, i ekzekutuar disa kohë më pas në Ekuador, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani, shprehin hapur dyshimin se mos Dashi, u bën ndonjë lojë.

Ismail Zeneli flet me Besmir Murtatin: Duke qenë se nuk kanë besim tek Ergys Dashi për shkak se po vonon nisjen e lëndës narkotike nga Amerika e Jugut.
Në bisedë, Ismail Zeneli thotë: ‘Ishallah s’na del dardhë’.

Por ndërkohë grupi nuk kujdesej vetëm që droga të kalonte e qetë matanë rrethimit të porteve në Evropë, por edhe të lante disa hesape të vjetra, ashtu edhe si në rastin e vëllezërve Nela, për të cilët Ismail Zeneli, besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi.

Etiketa: bisedadrogaKryesore1SkySpak

Lajme të lidhura

Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO)
Aktualitet

Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO)

21:02 - 25/01/26
Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet
Aktualitet

Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet

19:53 - 25/01/26
Zjarr në zonën e Lagunës në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarr në zonën e Lagunës në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

19:19 - 25/01/26
Para
“The Sun” simulon shortin e Euro 2024, ja skuadrat që përplaset Shqipëria

“The Sun” simulon shortin e Euro 2024, ja skuadrat që përplaset Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milani ndalet në “Olimpico”, Roma merr barazimin dhe Interi largohet në krye
Breaking Views

Milani ndalet në “Olimpico”, Roma merr barazimin dhe Interi largohet në krye

23:12 - 25/01/26

Në javën e 22-të të Serie A, Roma ka marrë barazimin e parë të sezonit, duke u ndalur në 1-1...

Lexo më shumë
“Policia përdori gaz lotsjellës”/ Gazeta “La Republica”: Mijëra shqiptarë në demonstratë pas akuzave për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku

“Policia përdori gaz lotsjellës”/ Gazeta “La Republica”: Mijëra shqiptarë në demonstratë pas akuzave për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku

22:29 - 25/01/26
Barcelona rikthehet në krye, edhe Atletico Madrid shënon një hat-trick…

Barcelona rikthehet në krye, edhe Atletico Madrid shënon një hat-trick…

21:56 - 25/01/26
Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO)

Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO)

21:02 - 25/01/26
Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t

Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t

20:14 - 25/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com