GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Koha për veprim”, Berisha: Shqiptarët të ngrihen sot, ndryshe…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Koha për veprim”, Berisha: Shqiptarët të ngrihen sot, ndryshe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Organet e reja të drejtësisë po veprojnë si polici e Sigurimit të Shtetit”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha, duke vijuar akuzat, ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që sipas tij rishkruajnë Kushtetutën në zyrat e tyre.

Berisha tha se një gjykatëse jep vendim për 70 qytetarë në një ditë, i dënon me burg dy muaj dhe nuk e zbardh vendimin as pas 70 ditësh, sepse urdhërohet që të mos zbardhë vendimin, në një kohë kur ligji e detyron brenda 48 orësh vendimin.

“Në këtë vend dhe në këtë kohë, gjykatës dhe prokurorë mercenarë, i marrin pushtetin Parlamentit.

Imagjinoni se cila është situata. Kushtetuta përcakton atribut parlamentin, kurse mercenarët në prokurori dhe gjykata, njëlloj si dikur në zyrat e hetuesisë së Sigurimit të Shtetit, vendosin për atë që duhet të vendosë parlamenti.

Ua them këtë për të kuptuar se në çfarë situate dramatike është Shqipëria sot”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u ndal edhe te protesta  1-mujore e deputetëve të opozitës, të cilëve iu mohohen të drejtaty kushtetuese.

“Krijimi i komisionit hetimor, në rrafshin e të drejtës kushtetuese, është një veto që sovrani i jep pakicës. i jep një veto që nuk e pyet shumicën. Nuk ia jep një deputeti, por ua jep 35 deputetëve së bashku.

Por kur firmosin 35, ata në atë komision janë të pavarur, varen nga ligji dhe Kushtetuta. Prandaj ishte jehona e jashtëzakonshme e episodit në parlament.

Por sot është koha e shembullit, është koha të përballemi me të gjitha mundësitë dhe mënyrat me një narkodiktator, i cili konfiskon Kushtetutën. Konfiskon të drejtat kushtetuese të opozitës.

Ndaj dhe çfarëdo që jemi dhe kudo që jemi, ne duhet të nxisim revoltën. Ju them këtu, beteja jonë është pa kthim. Nuk ka kthim!

Ne kemi dalë në fushë dhe ne nuk kthehemi mbrapa. Ne do fitojmë. Por rëndësi të jashtëzakonshme ka që çdo intelektual, çdo i ri, çdo student, çdo grua, çdo burrë, të dalë në arenë, të përballemi me këtë të keqe.

Nuk ka të keqe si kjo. Në 32 vite nuk ka ndodhur kurrë që qeveria t’i përcaktojë opozitës pëfaqësuesin. Shqiptarët duhet ët kuptojnë se te Edi Rama është zgjuar Spiro Koleka, është zgjuar xhelati Kristaq Rama që firmoste varjen e njerëzve në vitin 1988. Dhe tani nuk njeh asnjë të drejtë.

Ne e kemi nisur betejën me një vendosmëri absolute dhe do e fitojmë”, tha Berisha.

Kreu demokrat bëri edhe një paralajmërim mbi atë se çfarë mund të ndodhë pas 1 viti nëse shqiptarët nuk do të ngrihen sot kundër regjimit të Edi Ramës.

“Nëse ne nuk ngrihemi sot, ju garantoj se pas një viti, këto që i rreshtuam me shumë të drejtë dhe shumë përgjegjësi e vërtetësi para shqiptarëve, këto do dyfishohen për keq dhe më shumë.

Ajo e keqe, që e ka emrin Edi Rama, nuk ka të ndalur. Dhe ai përbën sot të keqen më të madhe për shqiptarët, pas Enver Hoxhës.

Kjo është thirrja ime për ju, për intelektualët shqiptarë, për studentët e ndëshkuar, paguajnë tarifat më të larta në Europë, vitin tjetër më të larta do i keni.

Koha është të kalojmë në veprim, secili aty ku është të bëjë atë që mund të bëjë, duke i thënë vetes se duhet të bëj diçka për të shpëtuar këtë vend, kundër këtij njeriu.

Kjo betejë është pa kthim, kjo betejë është e destinuar për fitore. Dhe ne do e fitojmë.

Por kjo kërkon një angazhim sepse kjo është një diktaturë, dhe ai që nuk e koncepton këtë si diktaturë, mashtron veten”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1protestarevoltashqiptaret

Lajme të lidhura

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit
Breaking Views

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Para
Zbardhen rolet e Ervin Matës, Eralbi Breçanit dhe të tjerëve/ Ja për kë mblidhte vota Dedan Gjoni

Zbardhen rolet e Ervin Matës, Eralbi Breçanit dhe të tjerëve/ Ja për kë mblidhte vota Dedan Gjoni

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com