GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria në Euro2024, Duka: Ja skuadra që nuk e dua në grup dhe objektivi që kemi

21:30 - 22/11/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria në Euro2024, Duka: Ja skuadra që nuk e dua në grup dhe objektivi që kemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është një nga 24 skuadrat pjesëmarrëse në Euro2024, ndërsa pasditen e 2 dhjetorit do të mësojë se me cilat nga ekipet do të ketë përballjet në grup.

Gjatë takimeve kualifikuese në Grupin E, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho përmbushën dy objektiva: kualifikimin dhe renditjen në krye të grupit, duke lënë pas Republikën Çeke, e cila kualifikohet si e dyta.

Suksesi i kuqezinjve që veçanërisht në përballjet ndaj Polonisë dhe Çekisë dhuruan spektakël ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gjatë kualifikueseve, UEFA ka përzgjedhur disa nga golat e realizuar nga lojtarët e Shqipërisë si më të bukurit, janë thurur elozhe për kombëtaren, e cila surprizoi me rezultate dhe lojë, duke lënë pas emra me peshë si Polonia e Lewandowskit që konsiderohej si favorite e fitimit të Grupit apo Çekia.

Tashmë vëmendja e media është përqëndruar te ajo se çfarë mund të dhurojë kombëtarja shqiptare në Gjermani. Kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka folur për “TuttomercatoWeb”, ku ndër të tjera ka shprehur dëshirën e tij për të shmangur nga grupi disa skuadra, por edhe për objektivat.

“Kur u kualifikuam, trajneri ishte euforik. Ai bëri një punë të mirë, dhe ia arriti qëllimit. Ju them sinqerisht, asgjë nuk ndodh rastësisht. Duhet sakrifica, planet e duhura. Pa të, rezultatet nuk do të ishin këto. Janë fryti i gjithë kësaj. Regjia është e tij, por duhet të them shumë mirë edhe për D’Olivian, ai ka luajtur në Itali, është një ekspert që ka ndihmuar shumë. Ai, si Zabaleta, kanë ndërtuar një grup kompakt”, shprehet Duka.

Si lindi kjo zgjedhje?

“Nuk më kanë pëlqyer kurrë brazilianët si trajnerë, kur ma propozuan nuk isha shumë i bindur, por e takova dhe kur folëm për projektet na pëlqyen. Nuk them se u dashuruam. Megjithatë, sot është një operacion i suksesshëm”.

Në ndeshjen e fundit kishit shtatë lojtarë të Serisë A: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani, Bajrami.

“Lidhja mes futbollit shqiptar dhe Ligës Italiane është e fortë. Kemi shumë fëmijë në Itali, janë gati 14 mijë shqiptarë të regjistruar në vendin tuaj, pothuajse të njëjtët futbollistë si në Shqipëri. Këtyre që janë në listë duhet t’u shtohet edhe Çuni nga Frosinone, ose Berisha nga Leçe, i cili tani për tani luan me U-21, por është pothuajse gati të bëjë hapin lart. Dhe pastaj do t’ju them Shpendin, i cili luan tek Empoli”.

Një nga më përfaqësuesit është Hysaj.

“Po, ka luajtur në nivel të lartë, por them edhe Gjimshiti që është kapiteni ynë”.

Një nga shpresat tuaja dhe të Interit quhet Asllani.

“Lojtar i mirë, me perspektivë. Ai është vetëm 21-vjeç, mund të bëhet një lojtar i madh… Një lojtar i mirë. Ai na ndihmoi shumë, luajti pothuajse gjatë gjithë kohës dhe bëri shumë mirë”.

Po Bajrami?

“Ai është një lojtar i madh, teknik, më tekniku në ekipin tonë. Shikoni golin që shënoi në Çeki, ishte barazimi vendimtar dhe mbetëm në lojë. Kemi djem të tjerë shumë të mirë, mbajeni mend emrin Mitaj. Ai luan në Rusi, por mund të bëhet një top lojtar”.

A e dini se Ramadanit i pëlqen Interi?

“Ai është një njeri i mirë edhe para se të jetë një lojtar i mirë. Ai është zemra e ekipit, vrapon shumë në fushë si në ekipin kombëtar ashtu edhe me Leçen. Jam i lumtur që ai po luan mirë në Serinë A.

Çfarë synimi keni për “EURO 2024”?

“Tani vjen pjesa e vështirë, do të takojmë ekipet e forta. Në letër arrijmë si një nga skuadrat më të dobëta, por duam të shkojmë përtej grupit. Nuk e di ku do të arrijmë, por i kemi kualitetet për të shkuar më tej. Dhe festa tashmë ka përfunduar, ne po përgatitemi për Gjermaninë. Trajneri është i uritur. Dhe nuk dua të takoj Italinë, ata janë një ekip shumë i fortë edhe pse nuk kanë arritur rezultate të mëdha kohët e fundit”, tha ai.

Etiketa: dukaeuro2024Kryesore1Shqiperia

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Negociatat sekrete që çuan në marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit

Negociatat sekrete që çuan në marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com