GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Garo: SPAK duhet të hetojë ministren Krifca për miliona Euro…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Garo: SPAK duhet të hetojë ministren Krifca për miliona Euro…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga selia blu i është bërë thirrje SPAK-ut, që të vazhdojë hetimin kundër ish-ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe kundër të gjithë shkelësve që kanë abuzuar me fondet e BE për bujqësinë shqiptare, në vazhdën e një raporti të fundit të Komisioni Europian mbi fondet e IPARD.

“Komisioni Europian, në një dokument të sapozbardhur, bën me dije se qeveria e Edi Ramës ka kryer një seri shkeljesh, në shumën e 33.5 milion eurove në fondet e bujqësisë nga programet IPARD të BE.

Vjedhja qeveritare është 2,5 herë me lartë se shuma prej 13 milionë euro e papërdorur nga 6 shtete të tjera në Ballkan si Turqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i zi, Bullgari dhe Rumania.

Shuma totale e shkeljeve e gjetur në 7 shtete të Ballkanit është rreth 47 milionë euro, nga të cilat 71% i takojnë Shqipërisë dhe 13 mln euro, ose 29 % 6 vendeve të tjera, thotë raporti.

Dokumenti i Komisionit Europian tregon se nga viti 2021 deri në vitin 2022, numri i parregullsive pësoi rritje të jashtëzakonshme dhe roli kryesor i takon Shqipërisë.

Shqipëria nuk ka përdorur sipas rregullave shuma për projekte të mëdha. Psh në vendin tonë janë gjetur 54 raste shkeljesh, që përbëjnë një shumë prej 33.5 milionë eurosh, 98 për qind e së cilës ishte vetëm në vitin 2022.

Siç është bërë e njohur, dhe sic e kemi denoncuar nga kjo foltore, për shkak të parregullsive dhe skemave mashtruese të qeverisë Rama, BE ka bllokuar fondet e IPARD për Shqipërinë, duke i dhënë një goditje fermerëve dhe bujqësisë shqiptare.

Një proces nga zyra e hetimit për rregullsitë e procesit (OLAF) ka bllokuar fondet për Shqipërinë për një kohë të pacaktuar.

Për shkak të këtij bllokimi Shqipëria do të humbë nga fondet IPARD rreth 94 milionë euro, shumë e alokuar për periudhën 2023-2027.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të vazhdojë, të thellojë dhe përfundojë hetimin kundër ministres Krifca dhe kundër të gjithë shkelësve që u kanë hequr fermerëve shqiptarë mundësinë për dhjetra miliona euro për shkak të pangopësisë se tyre,” nënvizoi zëdhënësja e selisë blu, Floriana Garo.

 

Etiketa: KrifcaSpak

Lajme të lidhura

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit
Aktualitet

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari
Aktualitet

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26
Para
Ngjarja e rëndë në Kamëz, 56-vjeçari tenton të hidhet nga mbikalimi

Ngjarja e rëndë në Kamëz, 56-vjeçari tenton të hidhet nga mbikalimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve
Aktualitet

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

14:24 - 02/08/26

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në vendin e quajtur "Poligoni", mbi repartin ushtarak në Gërhot, Gjirokastër....

Lexo më shumë
Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com