GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi 8 MLD lekë i Albana Koçiut për trajtimin e mbetjeve, KPP e anulon

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncohet tenderi 8 MLD lekë i Albana Koçiut për trajtimin e mbetjeve, KPP e anulon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e  re e Shëndetësisë, Albana Koçiu po ecën në gjurmët e paraardhëses, Ogerta Manastirliu. Koçiu i zhvillon tenderët pa konkurrencë dhe për këtë denoncohet vazhdimisht në Komisionin e Prokurimeve Publike. Këtë herë bëhet fjala për tenderin me objekt “Shërbimi i trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore, për mbulimin e nevojave spitalore për një periudhë 36 mujore”, i cili kap një vlerë monetare të lartë nga fondet e Shëndetësisë, 8 miliardë lekë.

Tenderi ishte planifikuar të mbahej në prill të këtij viti dhe në atë muaj të shpallej fituesi.

Por, burokracitë dhe skemat abuzuese kishin krijuar një ngërç që nuk po zgjidhej.

“Më datë 20-03-2023, pranë Komisionit të Prokurimit Publik është administruar ankesa e operatorit ekonomik ECO EMPIRE SHPK dhe objekti i ankesës lidhet me Modifikim e dokumenteve të tenderit.
Më datë 10-04-2023, pranë Komisionit të Prokurimit Publik është administruar ankesa e operatorit ekonomik V.A.L.E. RECYCLING dhe objekti i ankesës lidhet me Modifikim e dokumenteve të tenderit
”, thuhet në dokument.

Të dy firmat kanë bërë ankesë për të njëjtën pikë, modifikim dokumenti tek tenderi. Ka qenë firma ECO EMPIRE SHPK ajo që ka ngritur zërin e para, por KPP nuk e ka marrë parasysh. Është dashur ndërhyrja e një kompanie më pranë qeverisë që KPP të zgjohet.

Shohim se në prill  është bërë denoncimi nga firma V.A.L.E. RECYCLING, në pronësi të Elvis Mirit. Në këtë denoncim ai pretendon se Ministria e Shëndetësisë ka bërë modifikime në tender dhe nuk i ka paraqitur ato në sistemin e prokurimeve, kjo gjë ka sjellë skualifikimin e të gjitha firmave pjesëmarrëse në tender.

Dhe më datë 16.08.2023, KPP i ka kërkuar Ministrisë që të mos vazhdojë më me hapat e mëtejshme të tenderit.

Dhe që nga bërja e ankesës, deri në nëntor KPP e ka shtyrë vendimin për ankesën e V.A.L.E. RECYCLING duke thënë se ministria po bënë korrigjimet e nevojshme.

Kjo nuk ka ndodhur pavarësisht ankesave, vetëm pas ndërhyrjes sërish të Elvis Mirit, KPP mori një vendim pasi ikën edhe muajt duke pritur Ministrinë e Shëndetësisë.

“Procesi i hartimit dhe publikimit të modifikimeve të dokumenteve të tenderit nga ana e anëtarëve të njësisë së prokurimit, shqyrtimi i ankesës nga ana e anëtarëve të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave për modifikimin e këtyre dokumenteve dhe mosveprimet e njësisë së prokurimit për zbatimin e vendimit të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, është bërë jo në përputhje me legjislacionin për prokurimin publik për shkaqet e sipërcituara”, arsyeton KPP.

Në përfundim ankesa e Mirit pranohet dhe Ministria e Shëndetësisë urdhërohet të anulojë procedurat dhe të bëjë rregullimet e nevojshme.

Biznesmeni Elvis Miri njihet si oligarku i pastrimit, që ka shtrirë tentakulat e tij në sektorin e Shëndetësisë. Me datë 21 shkurt 2023 ai ka nënshkruar një kontratë me drejtoreshën e QSUT, Albana Fico. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-56714-01-24-2023 dhe objekt “Trajtimi i mbetjeve të rrezikshme spitalore anatomike të lëngëta dhe të ngurta, për QSUNT, për 12 muaj”.

Firma V.A.L.E. RECYCLING sh.p.k. e ELvis Mirit ka qenë e vetmja që ka paraqitur ofertë për këtë tender. Dhe pa e zgjatur shumë, duke anashkaluar rregullat për konkurrencë të drejtë, Fico e ka shpallur fitues këtë firmë.

Vlen të shtojmë se tenderët e pastrimit nga spitale Elvis Miri i ka marrë në shkelje të ligjit, për këtë cilësohet si oligarku i pastrimit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: alabana kociuankeseDenoncimelvis miriKPPMinistria e Shendetesisevendimi

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Zhaku “thumboi” çiftin, Luizi gjen mënyrën për t’iu përgjigjur…

Zhaku "thumboi" çiftin, Luizi gjen mënyrën për t'iu përgjigjur...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë një hap pas duke tërhequr planin për shitjen e një pjese të operacioneve...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com