GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha flet për reformën zgjedhore: Larg teatrit politik të Berishës

12:57 - 24/11/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha flet për reformën zgjedhore: Larg teatrit politik të Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar draftin për reformën zgjedhore, që siç tha ai është prioritet numër 1 i forcës politike që ai drejton.

Në fjalën e tij, Basha u shpreh se për shqiptarët dhe për demokracinë ka ardhur momenti që sistemi zgjedhor të kthehet në qendër të debatit publik.

Basha ngriti shqetësimin se rekomandimet e vëzhguesit kryesor të zgjedhjeve OSBE-OHDIR nuk po merren parasysh dhe nuk zbatohen.

Referuar tensioneve të fundit në Parlament, Basha u shpreh se është një zhurmnajë dhe teatër politik dhe që nuk duhet t’i shkojmë nga pas.

“Kjo tryezë të rrumbullakët ka në qendër të vëmendjes prioritetin politik numër 1 të Partisë Demokratike, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ky prioritet në fakt nuk është thjesht dhe vetëm pjesë e agjendës tonë të brendshme politike. Ne gjykojmë se për shqiptarët dhe për demokracinë shqiptare ka ardhur momenti që sistemi zgjedhor të kthehet në qendër të debatit publik, para sesa faktorët politikë të deklarojnë se është tepër vonë. Për një vit e gjysmë, ndoshta dhe më herët, Shqipëria mund të përballet, do të përballet me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për ne ka qenë e qartë që në fillim se zhurmnajës e teatrit të përditshëm dhe të përjavshëm politik, jo vetëm që nuk mund dhe nuk duhet t’i shkojmë nga pas, por nuk duhet ta lejojmë t’i mbivendoset kësaj agjende, këtyre interesave themelore të votuesit shqiptar dhe demokracisë shqiptare.

Problemi I parë dhe kryesor që ne kemi ngritur prej kohësh, është zhbërja e cilësisë së përfaqësimit për shkak të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, listave të mbyllura të sistemit rajonal proporcional të cilat qartësisht larguan të zgjedhurit nga zgjedhësit dhe kthyen grupet parlamentare dhe Parlamentin e Shqipërisë në përfaqësues të interesave të ngushta partiake dhe të krerëve të partive politike dhe në noterë të vendimeve të mazhorancës së radhës.

Natyrisht e kam shprehur dhe s’kam pse ta fsheh, preferanca ime është për një mazhoritar me apo dhe pa korrektim proporcional. Propozimi i Partisë Demokratike tashmë i depozituar për vendimmarrje në Komisionin e Reformës Zgjedhore, është ai për hapjen e vërtetë dhe të plotë të listave në një system proporcional kombëtar.

Një sistem të ngjashëm me atë që vepron sot në Kosovë, që mundëson së pari barazinë e votës, ku mos të kemi më shtrembërime të tilla të sistemit ku një deputet zgjidhet në Vlorë me 8500 vota, por në Kukës me 13500 vota. Pra ku vota e qytetarit shqiptar të peshojë njësoj në çdo cep të Shqipërisë.

Dhe së dyti edhe jashtë Shqipërisë duke mundësuar pra në këtë mënyrë që vota e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në emigracion po kështu të ketë peshë të plotë në vendimmarrjet politike të rëndësishme siç është konfigurimi i Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë. Votë e diasporës e papenguar, e pamanipuluar dhe me peshë të plotë për të gjithë zonën elektorale, pra për të gjithë vendin

Për të trajtuar problemet tashmë të trashëguara të korrupsionit dhe krimit të organizuar, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë ligjin për vettingun e politikanëve.

Siç na ka treguar problematika e deritanishme nën emra të ndryshëm fshihen pasuritë e paligjshme të politikanëve të korruptuar.

Propozimi po kështu parashikon ngritjen e një seksioni të posaçëm brenda autoritetit për luftën kundër korrupsionit. Një seksion I posaçëm I cili në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror, me Shërbimet e Inteligjencës aleatë në NATO, me drejtoritë përkatëse shtetërore, të arrij të verifikojë nëse deklarata e detyrueshme e çdo politikani të lartë në fillim të vitit që nuk ka kontakte të papërshtatshme me botën e krimit, është e vërtetë apo e rreme”, u shpreh Basha.

 

Etiketa: BASHAberisha

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
GJKKO rrëzon Malltezin, lë në fuqi vendimin për sekuestrot e pasurive

GJKKO rrëzon Malltezin, lë në fuqi vendimin për sekuestrot e pasurive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)
Sport

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26

Përballja mes Real Madrid dhe Bajern Mynih në çerekfinalet e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, është cilësuar si një...

Lexo më shumë
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com