GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nikolla i ftoi në përvjetorin e Kushtetutës, reagon Bardhi: Ironike

15:00 - 24/11/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrethimi i opozitës me gardistë, Nikolla e mohon/ Bardhi: Linda zbaton urdhërat e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi, në emër të Grupit Parlametar të opozitës, ka refuzuar ftesën e kryeparlamentares Lindita Nikolla për të marrë pjesë në konferencën Ndërkombëtare me temë: “25 vjet të Kushtetutës Shqiptare”.

“Duket më shumë se ironike që Konferenca për 25 vjet Kushtetutë të organizohet nga ana juaj, si përfaqësuese e një mazhoranca që në mënyrë të vazhdueshme dhunon Kushtetutën”, shkruan Bardhi në letrën drejtuar kryetares së Kuvendit.

Ai thekon se PS gjatë muajit të fundit ka vendosur të asgjesojë të drejtat kushtetutese të opozitës, duke injoruar hapur Kushtetutën.

Bardhi argumenton se deputetët e opozitës janë ftuar vetëm si dëgjues në Konferencë, duke theksuar se në axhendën e aktivitetit është injoruar përfaqësimi i të gjithë spektrit politik.

Letra e plotë:

Znj. Nikolla,

Në adresë të të gjithë deputetëve të opozitës është dërguar një ftesë për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “25 vjet të Kushtetutës Shqiptare”. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, me lejoni t’ju përcjell pamundësinë tonë për të marrë pjesë në këtë konferencë, për shkak të veprimeve të mazhorancës.

Së pari, duket më shumë se ironike që Konferenca për 25 vjet Kushtetutë të organizohet nga ana juaj, si përfaqësuese e një mazhoranca që në mënyrë të vazhdueshme dhunon Kushtetutën. Vetëm gjatë muajit të fundit ju keni vendosur të asgjesoni të drejtat kushtetutese të opozitës, duke injohur hapur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ju personalisht, injoroni zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ku prej 10 muajsh refuzoni të zbatoni vendimin nr. 1, datë 23.1.2023 të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye, përpara organizimit të festave mbi Kushtetutën, do të ishte më e përshtatshme që ju të tregoni shembullin e respektit ndaj Kushtetutës.

Së dyti, në axhendën e aktivitetit rezulton që të keni injoruar përfaqësimin e të gjithë spektrit politik në Kuvendin e Shqipërisë, dhe nga ku rezulton se deputetët e opozitës janë ftuar vetëm si dëgjues të fjalës tuaj! Në këtë mënyrë, ju keni vetpërjashtuar opozitën nga ky aktivitet.

Duke shpresuar që në fjalën tuaj në këtë aktivitet do të keni mundësinë edhe të shpjegoni arsyet e refuzimit për të zbatuar vendimin nr. 1, datë 23.01.2023 të Gjykatës Kushtetuese, gjejmë rastin t’ju sjellim edhe njëherë në vëmendje që do të ishte në nderin tuaj që me rastin e 25 vjetorit të Kushtetutës të Shqipërisë të shpallnit se keni vendosur ta zbatoni këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Etiketa: BardhiNikolla

Lajme të lidhura

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Para
Luizi e ka thënë në “BBV”, ju kujtohet emri që donte për vajzën

Luizi e ka thënë në “BBV”, ju kujtohet emri që donte për vajzën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua
Botë

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

Një skandal spiunazhi ka tronditur Forcat e Armatosura Greke, duke ngritur alarmin për sigurinë kombëtare dhe atë të NATO-s. Një...

Lexo më shumë
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com