GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

I merrni gjërat shumë personale? Ja si t’ia dilni në këto raste

22:49 - 24/11/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
I merrni gjërat shumë personale? Ja si t’ia dilni në këto raste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka plot persona që çdo gjë që u thonë të tjerët, edhe ato që mund të mos kenë lidhje me ta, i marrin si personale. Kjo gjë është normalisht mjaft e gabuar, pasi përfundon duke u mërzitur edhe për gjëra të kota. Por në këtë artikull ne dëshirojmë t’ju sjellim në vëmendje disa këshilla se si t’ia dilni mbanë në raste tëtilla dhe të mos prekeni nga fjalët e të tjerëve.

1. Kuptoni se vrazhdësia e të tjerëve reflekton problemet e tyre. Nuk ka lidhje gjithmonë me ju.

Nëse e mendoni gjithçka si personale, sikurse e shprehëm edhe më sipër, do të lëndoheni shumë nga fjalët e të tjerëve. Jo gjithmonë fjalët e tyre janë reagim ndaj jush, ndonjëherë janë pasqyrim i gjendjes së tyre në ato momente. Mund të ndihen të stresuar dhe jua nxjerrin juve inatin. Ndaj tregohuni më pak të ashpër me veten, mos filloni të mendoni se problemi jeni vetëm ju.

2. Pyesni veten nëse ka diçka të vërtetë tek komentet apo kritikat që të kanë thënë.

Sigurisht që duhet të mendoheni nëse ato çfarë ju janë thënë, janë të vërteta apo jo. Por këtë gjë nuk duhet ta bëni për të lënduar veten tuaj nëse mendoni se kritikat janë të vërteta, përkundrazi. Duhet t’i përdorni ato për të mësuar më tepër e për të ndryshuar për mirë, pa e stresuar shumë veten tuaj.

3. Kuptoni se nuk mund t’i kënaqni të gjithë.

Është e pamundur t’i kesh marrëdhëniet të mira me të gjithë. Do të ketë gjithmonë persona të pakënaqur nga sjellja juaj dhe duhet të kuptoni se kjo është diçka normale. Nuk ka pse të mërziteni, apo t’i merrni për personale fjalët e tyre. Nëse keni kuptuar se nuk ju kanë qejf, lërini të flasin çfarë të duan. E rëndësishme është që ju të mos gaboni duke u kushtuar rëndësi më tepër nga sa e meritojnë.

4. Vetëvlerësimi juaj varet nga ju dhe jo nga opinion i të tjerëve për ju.

Sido të mendojnë të tjerët, edhe nëse kritikat e tyre i mendoni se mund të jenë të vërteta, sërish ajo që ka rëndësi është çfarë mendoni ju për veten tuaj. Të tjerët mund të mendojnë çfarë të duan, ama në fund tëditës do të mbeteni ju që do të vendosni për veten tuaj. Problemet tuaja do t’i menaxhoni ju, ndaj duhet t’i kushtoni rëndësi vetëvlerësimit që ju keni për veten tuaj, jo asaj çfarë të tjerët mendojnë për ju.

5. Nuk ju përcaktojnë gabimet apo kritikat e të tjerëve.

Pavarësisht se mund të prekeni pamasë për diçka që mund t’ju thonë, sërish në fund të ditës jeni ju që do të jetoni me veten tuaj. Juve nuk ju përcakton një kritikë, sado e vërtetë të jetë. Jeni shumë më tepër se sa opinioni i dikujt për ju, pasi askush nuk ka bërë rrugëtimin që ju keni bërë në jetë. Askush nuk ka përballuar sfidat që ju keni përballuar. Ndaj, çdo kritike jepini vendin e duhur dhe mjaft u mërzitët.

Etiketa: karakterpersonalprobleme

Lajme të lidhura

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë
Aktualitet

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë

17:45 - 11/12/25
Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Para
Rikthimi i munguar i Lin Delisë

Për çfarë do të ishte e gatshme të negocionit me Ramën? Ja ç'thotë Gjekmarkaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve
Aktualitet

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25

Ajo që jashtë kamerave është thënë nga vetë policët rrugorë, se krerët e tyre u japin blloqe gjobash që duhen...

Lexo më shumë
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25
Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes

Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes

21:13 - 14/12/25
Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia

Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia

20:19 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com