GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sot i jepet lamtumira e fundit, mjeshtrit të madh të humorit Zef Deda

09:48 - 25/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot i jepet lamtumira e fundit, mjeshtrit të madh të humorit Zef Deda
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda, u shua paraditen e djeshme duke lënë pas veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme.

Shkodra humbi një emër të madh të artit, që prej dekadash dhuroi të qeshura te publiku shqiptar përmes humorit të tij të përjetësuar në memorien e çdo shqiptari. Ai dha frymën e fundit në moshën 73-vjeçare, në qytetin e lindjes, pas një sëmundjeje të rëndë, që e mundonte prej kohësh.

Pas ndarjes së tij nga jeta, i biri, aktori Julian Deda njoftoi se homazhet për mjeshtrin e humorit do të mbahen ditën e sotme në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe “shtëpia e dytë” për artistin e ndjerë.

Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi do niset për në meshë dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.

“Me dhimbje te thelle, ju njoftoj per ndarjen nga jeta te babait tim, Zef Deda.
Homazhet do behen neser (e Shtune, 25 Nentor) ne hollin e Teatrit “Migjeni”, qe ishte edhe shtepia e tij e dyte, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, ne oren 13:00, kortezhi niset per meshen e drites, me pas percjellja per ne banesen e fundit, ne varrezat e Rrmajit”, njoftoi aktori.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Çarli Çaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër, më 27 korrik 1950. Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes dhe në Politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Filloi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40 vite në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike, ai arriti të realizojë qindra figura artistike, prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran. Pas një shkëputjeje prej 6 vitesh për shkak të emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me shumë sukses.

Zef Deda u martua me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2” etj..

Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, humoristi Zef Deda është cilësuar edhe si Çarlie Çaplin i Shqipërisë. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai realizoi qindra figura artistike.

Pas një shkëputjeje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit. I paharruar do të mbetet në kujtesën e shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve për humorin, batutat dhe karakteret që solli me mjeshtri.

Etiketa: Kryesore1lamturmira e funditZef Deda

Lajme të lidhura

Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes
Aktualitet

Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes

19:01 - 30/01/26
Putin pranon ndalimin e sulmeve ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt
Aktualitet

Putin pranon ndalimin e sulmeve ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt

17:59 - 30/01/26
Ksamil/Përmbytet varka që shëtiste pushuesit, dyshimet e para të pronarit
Aktualitet

Ksamil/Përmbytet varka që shëtiste pushuesit, dyshimet e para të pronarit

17:45 - 30/01/26
Para
8 çifte në garë, kush u eliminua mbrëmjen e djeshme nga “Dancing”

8 çifte në garë, kush u eliminua mbrëmjen e djeshme nga "Dancing"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes
Aktualitet

Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes

19:01 - 30/01/26

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në Itali i ka marrë jetën dy të rinjve shqiptarë, ndërsa një person...

Lexo më shumë
“Vizitë monitoruese”, SPAK i thotë “jo” komisionit Xhafa, alarmon për cenim të pavarësisë

“Vizitë monitoruese”, SPAK i thotë “jo” komisionit Xhafa, alarmon për cenim të pavarësisë

18:33 - 30/01/26
Putin pranon ndalimin e sulmeve ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt

Putin pranon ndalimin e sulmeve ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt

17:59 - 30/01/26
Ksamil/Përmbytet varka që shëtiste pushuesit, dyshimet e para të pronarit

Ksamil/Përmbytet varka që shëtiste pushuesit, dyshimet e para të pronarit

17:45 - 30/01/26
“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com