GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

“Babë, direkt më mori malli’, Julian Deda bën reagimin prekës

07:51 - 26/11/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
“Babë, direkt më mori malli’, Julian Deda bën reagimin prekës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmes një postimi në Facebook, Julian Deda i ka kushtuar një dedikim të ndjerë të atit, aktorit të madh Zef Deda, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Mes të tjerash, mallit e dhimbjes, Juli shkruan se për të është nder i madh të jetë djali i Zef Dedës.

Reagimi i Julian Dedës:

Ecja e fundit bashkë…!

Bab, direkt më mori malli.

Më mori malli për zërin tënd, për batutat e tua, për veprimet e tua, për shikimin tënd, për këshillat e tua, për energjinë tënde, për pozitivitetin tënd, për përqafimin tënd, më mori malli për ty.

Ahh, çfarë Babai, çfarë figure, çfarë talenti, çfarë personaliteti, çfarë njeriu. Nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim madhështinë e këtij njeriu, por dje dhe sot, vërtetova se Zef Deda përfundimisht nuk ishte vetëm i familjes tone, por ishte pjesë e çdo familje shqiptare.

Nuk gjej dot fjalët për të shprehur mirënjohjen ndaj secilit prej jush. Jam i emocionuar për respektin që ju treguat për Zefin si njeri dhe si artist. Faleminderit ju, publik i dashur, për çdo fjale të mirë, çdo status në rrjete sociale, për çdo foto të shpërndarë, çdo sms të dërguar, çdo lot, çdo shtrëngim duarsh dhe çdo përqafim, duke shprehur me te gjitha mënyrat respektin për figurën e tij dhe dhimbjen për largimin nga kjo boteë.

Faleminderit të gjitha televizioneve dhe mediave, për çdo lajm dhe kronikë ku vlerësohet kontributi i tij artistik dhe jo vetëm, faleminderit personaliteteve politike, sportive, fetare dhe intelektualeve të këtij vendi, që e vlerësuan Zef Dedën në gjithë dimensionin e tij, faleminderit shqiptarëve qe morën rrugën nga çdo cep i vendit dhe jashtë tij për te ardhur në Shkodër e për të na lehtësuar dhimbjen. Mirënjohje!

Babush, unë besoj se ti ke parë gjithçka që ndodhi dje dhe sot, e pe respektin e një populli të tërë për ty, jam i bindur se ishe aty, ta di tipin, nuk ikën kollaj ti, madje nuk ikën kurrë.

Ti, z. Unik, je i përjetshëm, sepse njerëzit vdesin kur harrohen dhe ti s’ke për tu harruar në jetë të jetëve.

Zemra ime, nuk e ke idenë sa të dua. Por pa merak, do flasim çdo natë, do me pyesësh për tekstin e javës dhe unë do raportoj si studenti yt i përjetshëm, pastaj do dalim dhe do ecim, krah për krah, si gjithmonë..!

Nder i madh të jem yt bir…!

Etiketa: babeJulian Deda

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
“E dashura bëhet xheloze”, Taulant Seferi flet për jetën personale

"E dashura bëhet xheloze", Taulant Seferi flet për jetën personale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com