GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Beleri akuza Ramës nga qelia: Ja si e dirigjon drejtësinë e re

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Beleri i drejtohet Himarës: Pavarësisht shpifjeve të Ramës, do të rikthehem…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, akuzon Kryeministrin Edi Rama se kontrollon gjyqësorin, madje duke i dhënë edhe udhëzime.

Beleri ka reaguar ndaj deklaratave të dy ditëve më parë nga Kryeministri Edi Rama, i cili e konsideroi çështjen ndaj kryebashkiakut të zgjedhur si një çështje të drejtësisë, duke shtuar se tashmë askush nuk e kontrollon këtë sistem, sikundër ndodhte me atë që kreu i qeverisë e quan si “drejtësia e vjetër”.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama, për të disatën herë në shtatë muajt e fundit, me ndërhyrjet e tij politike dirigjon drejtësinë shqiptare.

Në mënyrë të pavërtetë, deklaron se jam arrestuar në flagrancë për shitblerje votash. Gjykata ende nuk ka vendosur për rrethanat reale të arrestimit tim, ndërsa unë vetë kam paraqitur ankesë në gjykatë lidhur me arrestin në flagrancë, ankesë e cila ende nuk është shqyrtuar nga gjykata kompetente.

Nga ana tjetër, z. Rama udhëzon gjyqtarët dhe deklaron se ka qenë në kushtet e flagrancës”, tha Beleri.

Në vijim ai “pyet nëse e ka parë ose jo videon e arrestimit tim, e kapur rastësisht nga kamera e një restoranti në shëtitoren e Himarës? A e pa që unë po bisedoja me avokatin dhe kushëririn tim?”

“Ndërhyrja e z. Rama është shkelje e prezumimit të pafajësisë, siç qartësisht përcaktohet në nenin 6 par.2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Le ta kuptojë që derisa të provohet nëse jam ose jo fajtor, prezumohem i pafajshëm.

Këtë herë, Edi Rama nuk nguron të ndërhyjë edhe në çështjen e betimit tim, çështje e cila pritet të shqyrtohet. Deklaron fjalë për fjalë, duke iu referuar personit tim: “Ai nuk mund të betohet, pasi ligji ynë është shumë i qartë për kushtet në të cilat kryhet betimi”.

Deri më tani na trumbetonte se është drejtësia ajo që do të vendosë dhe se ai vetë nuk dëshiron të ndikojë në vendimin e gjykatës. Duke qenë se tani e sheh që seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës sime për kryerjen e betimit do të zhvillohet më 4 dhjetor 2023, po ndryshon taktikë. Ai i urdhëron gjyqtarët të shqyrtojnë kushtet në të cilat kryhet betimi dhe paragjykon vendimmarrjen e tyre. Në këtë mënyrë, imponon gjykatën që të më ndalojë të betohem.

Le të tregojë vetëpërmbajtje, siç i takon për postin që mban. Në fund të fundit është kryeministër! Le të sillet si i tillë!”, shkruan Beleri.

Prej 12 majit, dy ditë para zgjedhjeve, Beleri ndodhet i izoluar në paraburgim ndërsa në GJKKO ka nisur gjykimi ndaj tij me akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Sipas SPAK, Beleri ka blerë vota për zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë që kryebashkiaku i zgjedhur i konsideron akuzat si politike.

Çështje Beleri ka krijuar tensione mes Athinës dhe Tiranës zyrtare, ndërsa Greqia ka paralajmëruar se do të bllokojë Shqipërinë në rrugën e integrimit.

Etiketa: beleridrejtesiaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

“Në shtator, do të ketë përshkallëzim” – Protestuesi: Do ta shpëtojmë atdheun nga plehrat! Vetëm vjedhin dhe bëjnë propagandë
Aktualitet

“Në shtator, do të ketë përshkallëzim” – Protestuesi: Do ta shpëtojmë atdheun nga plehrat! Vetëm vjedhin dhe bëjnë propagandë

20:07 - 21/08/26
“Protesta duhet të marrë tjetër formë”/ Qytetari nga sheshi “Skënderbej”: E kanë tejkaluar disa herë vijën e kuqe! Populli mund të rebelohet
Aktualitet

“Protesta duhet të marrë tjetër formë”/ Qytetari nga sheshi “Skënderbej”: E kanë tejkaluar disa herë vijën e kuqe! Populli mund të rebelohet

19:59 - 21/08/26
Qytetarët me mesazhe dhe ironi përmes pankartave në protestë: Çmimet aq të larta sa rroga ime po kërkon azil politik!
Aktualitet

Qytetarët me mesazhe dhe ironi përmes pankartave në protestë: Çmimet aq të larta sa rroga ime po kërkon azil politik!

19:50 - 21/08/26
Para
Horoskopi për sot, 1 Qershor 2023

Hëna e plotë e nëntorit, ja shenjat që ndikohen më shumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Në shtator, do të ketë përshkallëzim” – Protestuesi: Do ta shpëtojmë atdheun nga plehrat! Vetëm vjedhin dhe bëjnë propagandë
Aktualitet

“Në shtator, do të ketë përshkallëzim” – Protestuesi: Do ta shpëtojmë atdheun nga plehrat! Vetëm vjedhin dhe bëjnë propagandë

20:07 - 21/08/26

Një qytetar, nga sheshi “Skënderbej”, deklaroi se në shtator do të ketë përshkallëzim të protestave që vijojnë prej 83 ditësh...

Lexo më shumë
“Protesta duhet të marrë tjetër formë”/ Qytetari nga sheshi “Skënderbej”: E kanë tejkaluar disa herë vijën e kuqe! Populli mund të rebelohet

“Protesta duhet të marrë tjetër formë”/ Qytetari nga sheshi “Skënderbej”: E kanë tejkaluar disa herë vijën e kuqe! Populli mund të rebelohet

19:59 - 21/08/26
Qytetarët me mesazhe dhe ironi përmes pankartave në protestë: Çmimet aq të larta sa rroga ime po kërkon azil politik!

Qytetarët me mesazhe dhe ironi përmes pankartave në protestë: Çmimet aq të larta sa rroga ime po kërkon azil politik!

19:50 - 21/08/26
Kërkesa për referendum për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, KQZ pajis me formular grupin nismëtar

Kërkesa për referendum për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, KQZ pajis me formular grupin nismëtar

19:03 - 21/08/26
Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe, do t’i bashkohen protestës kundër qeverisjes së vendit

Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe, do t’i bashkohen protestës kundër qeverisjes së vendit

18:39 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com