GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konkursi për gradat, çfarë pritet të ndodhë në Policinë e Shtetit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Operacioni i SPAK, ja kujt po i sekuestrohen pasuritë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar hapjen e konkursit për gradat madhore në Polici, një proces i bllokuar prej kohësh. Aplikimet do të përfundojnë më 17 dhjetor, ndërsa në total janë 572 funksione nga grada Drejtues e Drejtues i Parë te Kryekomisar e Komisar.

Pas seleksionimit, kandidatët të cilët plotësojnë kriteret, do t’i nënshtrohen vlerësimit me shkrim dhe gojë, ndërsa në vendimin final përllogaritet dhe performanca në detyrë e aspekti administrativ. Për gradat në Policinë e Shtetit u fol për herë të fundit gjatë kohës kur kjo strukturë drejtohej nga Gledis Nano, i cili u largua pa mbushur 1 vit në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Pas largimit të Nanos, në krye të Policisë u emëruar Muhamet Rrumbullaku që pezulloi procesin e nisur nga paraardhësi i tij, pa dhënë ndonjë shpjegim.

Numri i funksioneve të lira për konkurrim sipas gradave policore:

Drejtues i parë – 12 funksione

Drejtues – 40 funksione

Kryekomisar – 200 funksione

Komisar – 320 funksione

Procesi i konkursit për gradat në strukturën e Policisë së Shtetit vjen në një kohë kur në radhët e uniformave blu ka nisur e ashtuquajtura “ fushatë e vetëpastrimit” ndërsa efektivë me detyra të rëndësishme kanë dalë të përfshirë në veprimtari të paligjshme pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC nga autoritetet franceze.

Tashmë procesi i gradave mund të pasohet me një furtunë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, veçanërisht në kupolën drejtuese të saj, si dhe në drejtoritë e qarqeve. Deri më tani ka pasur një stanjacion përsa i takon reformimit të strukturës së policisë, ku hera herës ndryshimet kanë qenë thjesht lëvizje paralele, ose promovime nepotike apo klanore, që më së shumti kanë çuar në uljen e besimit të uniformave të Policisë në raport me publikun.

Etiketa: gradatKryesore1PoliciRrumbullaku

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
E zbulon Basha: Të rinjtë po ikin se disa politikanë e kanë kthyer pushtetin si pronën e tyre

E zbulon Basha: Të rinjtë po ikin se disa politikanë e kanë kthyer pushtetin si pronën e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com