GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli e bën UDHË, i fal 700 milionë lekë firmës së Arben Çelës

13:54 - 27/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rakip Suli, kryetari i Bashkisë Kamëz, vazhdon shpërdorimet e fondeve përmes kontratave abuzive në favor të oligarkëve. Më datë 24 nëntor 2023, Bashkia Kamëz ka përmbyllur prokurimin

Rakip Suli, kryetari i Bashkisë Kamëz, vazhdon shpërdorimet e fondeve përmes kontratave abuzive në favor të oligarkëve. Më datë 24 nëntor 2023, Bashkia Kamëz ka përmbyllur prokurimin

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rakip Suli, kryetari i Bashkisë Kamëz, vazhdon shpërdorimet e fondeve përmes kontratave abuzive në favor të oligarkëve. Më datë 24 nëntor 2023, Bashkia Kamëz ka përmbyllur prokurimin me objekt “Ndërtim Rrugët “Riveshje Rruga Hajri Skeja Paskuqan 2 , Vreshtë + Rruga Ali Demi dhe Rruga Pingul me Pedonalen në Paskuqan 1” me vlerë 700 milionë lekë.

Në dokumentet e tenderit tregohet se deri më datë 27 tetor 2023, kur ka qenë edhe afatit i fundit për paraqitjen e ofertës, kanë shfaqur interes 11 kompani. 3 prej tyre Suli i ka skualifikuar me arsyetimin se nuk kanë deklaruar veglat e punës.

Dhe deri më datë 24 nëntor 2023, kur është shpallur fituesi nuk iu ka dhënë afat këtyre firmave të plotësojnë dokumentet e munguara, duke i përjashtuar menjëherë nga gara. Të njëjtën gjë ka bërë komisioni edhe me 7 firmat e tjera, duke i skualifikuar. Kështu mbeti e vetme mbi tryezën e Rakip Sulit vetëm oferta e paraqitur nga kompania “UDHA shpk”, me vlerë 600 milionë lekë.

Pa asnjë konkurrent në garë, “UDHA” nënshkroi kontratën me Sulin, në një proces që është vlerësuar nga Open Data me “Red Flag”, për riskun e korrupsionit.

Në dokumentet që Gijotina.com o disponon, përshkruhet se bëhet fjalë për disa rrugica ekzistuese në Paskuqan që kanë nevojë për një shtresë asfalt, sepse më parë janë ndërtuar me cilësi të dobët. Por, edhe këtë herë, punimet duket se nuk do të bëhen në standardin e kërkuar. Nuk ka si ndodh ndryshe, kur Rakip Suli ia fal fondin mikut të tij duke shkelur rregullat e prokurimit.

Sipas kontratës, kompania duhet t’i përfundojë këto rrugë për 4 muaj e gjysmë, por duke patur parasysh se muajt në vazhdim janë me reshje dhe ngrica, me siguri puna mund të përfundojë verën e ardhshme.

Nuk është hera e parë që Suli bën pazare të tilla me vlera të majme për rrugët. Madje as nuk është hera e parë që abuzon në bashkëpunim me firmën “UDHA SHPK”, që ka pronar Arben Çelën.

Kontratat abuzive mes Rakip Sulit dhe Arben Çelës janë aq të shpeshta, sa të japin përshtypjen se mes tyre ka një kontratë të fshehtë. Sipas tabelës zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve, shohim se brenda një muaji, Suli i fali 3 tendera pa garë kësaj firme.

Nuk mund të lëmë pa përmendur se “UDHA” ka marrë fonde edhe për një tender në “Rrugën e Kombit”.

Bëhet fjalë për tenderin me vlerë 120 milionë lekë dhe objekt “Rehabilitim i tombino/tubosider në aksin rrugor Qafa e Buall-Fillimi i Rrugës së Arbrit”. Ky tender konsiderohet si prokurim i një pune për të cilën është paguar një herë një kompani tjetër. Për rregullimet në këtë rrugë merr pagesa të rregullta firma Gjoka Konstruksion. që e ka detyrim si koncesionare.

 

Kështu, paratë për infrastrukturën shkojnë në xhepat e biznesmenëve që kanë kapur keqazi kryetarët e bashkive.

Kujtojmë se Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur javët e fundit në SPAK për tu marrë në pyetje në lidhje me kallëzimet e bëra ndaj tij nga opozita.

SPAK po kryen verifikime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korruspion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës. Rakip Suli më 11 shtator është denoncuar edhe nga këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë në Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në bashki, por edhe njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjeve të këshillit bashkiak online. Nga hetimet ka rezultuar se ka disa raste të abuzimeve me kompensimet e fondit të rindërtimit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimabuzimearben celaRakip Sulirrugettender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Stoltenberg apel Prishtinës dhe Beogradit: Të mos nxitet tensioni

Stoltenberg apel Prishtinës dhe Beogradit: Të mos nxitet tensioni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

Në Stamboll, jehona e formës fantastike që po kalon Muçi është shumë e madhe, me sulmuesin kuqezi që është kthyer...

Lexo më shumë
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com