Frontmeni i “Years & Years”, Olly Alexander thuhet se është ‘në bisedime të avancuara’ për të përfaqësuar Britaninë e Madhe në Eurovizion-in e vitit të ardhshëm në Suedi.
Sipas “The Sun”, Olly ka realizuar një këngë të shkruar nga Dua Lipa dhe producenti i saj Danny L Harle.
“Është një ëndërr e realizuar për Olly-n. Gjërat nuk janë mbyllur akoma, por ai është i preferuari momentalisht”, tha një burim.
Lajmi vjen pasi u raportua në fillim të këtij viti se BBC po mendonte Sophie Ellis-Bextor si përfaqësuesen e radhës për Mbretërinë e Bashkuar.
Sophie, është një artiste e njohur me hite të tilla si “Murder On The Dancefloor”.
Discussion about this post