Çmimet e mallrave të importuara në vendin tonë u rritën ndjeshëm në tremujorin e tretë, çka ka bërë që të rriten kostot e bizneseve për blerjen e produkteve që iu duhen. Në një raport të publikuar sot nga Institucion i Statistikave tregohet se në tremujor, bizneset në vend i kanë blerë produktet nga jashtë 3.35 më shtrenjtë se në vitin e kaluar. Sipas INSTAT, indeksi i çmimeve të importit arriti në 103.2%, duke u rritur me 3.3% në raport me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, dhe janë shtrenjtuar çmimet me 1.8% në raport me tremujorin e dytë të këtij viti.
Energjia u ble më shtrenjtë
Në të dhënat e publikuara evidentohet se nga të gjitha produktet që ne importojmë më shtrenjtë u ble energjia elektrike. Konkretisht. Shqipëria e ka importuar energjinë 35.1% më shtrenjtë se me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Ndërkohë sipas INSTAT shtrenjtimi i grupit të mallrave energji elektrike, gaz, avull apo ajër i kondicionuar, ka qenë në nivelin e 27,4% në raport me tremujorin e dytë të vitit.
Sakaq, INSTAT raporton se shtrenjtimi i energjisë pritet të ketë ndikimin më të madh në ndryshimin e indeksit në tremujorin e katër të vitit që është periudha tetor-nëntor-dhjetor, ku rritja e çmimeve ishte më evidente në Shqipëri. Më tutje theksohet se, vetëm për muajin tetor dhe nëntor vendi ka blerë 146 milionë euro energji elektrike, duke arritur në shifra rekord, pasi çmimet në bursë për megavat kapërcyen mbi 300 euro.
Nafta dhe gazi në shifra rekord
Rekord të rritjes së çmimeve kanë shënuar edhe produktet e industrisë përpunuese, ku çmimet e produkteve të kësaj kategorie janë rritur me 2.1%. “Ndryshimi Tremujor: Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e tretë 2021 shënoi rritje me 1,8 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021. Indeksi në seksionin “Industria përpunuese”, me ndikimin më të madh në ndryshimin mujor ka shënuar rritje me 0,8 %”, thuhet në raport. Më pas renditet seksioni i “Prodhimi i pijeve” me 4,9 %, “Metalurgjia” me 3,4 %, “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 3,3 %.
Discussion about this post