GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

111 vjet Pavarësi, Berisha: Ja çfarë presin sot shqiptarët nga PD

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
111 vjet Pavarësi, Berisha: Ja çfarë presin sot shqiptarët nga PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha u shpreh pasditen e sotme gjatë një aktiviteti të organizuar nga departamenti “Brain Gain” se kjo ditë të na frymëzojë në mënyrë që t’i japim përgjigjen më të merituar regjimit të bandave, të drogës, krimit, korrupsionit.

“Shqipëria sot loton në këtë 111-vjetor të Pavarësisë së saj. Loton sepse një e treta e shqiptarëve janë larguar në 10 vite nga Shqipëria.

Loton sepse shqiptarët sot janë kombi më i plaçkitur.

Loton sepse pak vite më parë, ata ishin qytetarët me të ardhurat më të lartat në rajon, sot janë me të ardhurat më të ulëta.

Loton se janë larguar nga ky vend 1 milion e 100 mijë shqiptarë, prej tyre 80 përqind të rinj. Janë mbyllur me qindra shkolla.

Loton sepse opozita e saj, autoriteti moral i demokracisë,  u bë objekt i sulmeve më të egra. Sepse pushteti është i përqendruar në një dorë, të një njeriu, që nuk ka asnjë interes shoqëror, asnjë interes kombëtar, ka vetëm interesa personale dhe të pasurimit të tij”, tha Berisha.

Në këtë kontekst, ai u shpreh se sot shqiptarët presin me të drejtë nga PD, t’i prijë betejës pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë.

“Sot, shqiptarët me shumë të drejtë presin nga demokratët të ngrihen me guxim, kundër kësaj diktature të re.

Denoncimi është njëra anë, por beteja gjer në fitoren e plotë është vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ndaj dhe le të na frymëzojë kjo ditë për t’u betuar ne, se me të gjithë forcën tonë, do rivendosim sovranitetin e këtij vendi, do rivendosim demokracinë, do presim me forcën e idealeve tona, lidhjen fatale të shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim.

Do bëjmë gjithçka që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë, njëlloj si qytetarët e vendeve të tjera të Europës, njëlloj siç kishim projektuar dhe parashikuar rilindësit tanë”, tha Berisha.

Etiketa: berishafestaPD

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
Rritet numri i banorëve serbë në veri që marrin targa të Kosovës

Rritet numri i banorëve serbë në veri që marrin targa të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com