GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si do të drejtohet Federata e Opozitës, Duka e Mediu japin detajet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Duka: Basha dhe Berisha t’i lënë mënjanë hallet individuale…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatmir Mediu dhe Agron Duka, drejtues të dy partive opozitare, përkatësisht PR-së dhe PAA-së, shpjeguan mbrëmjen e sotme, propozimin e tyre lidhur me krijimin e një federate opozitare, e cila shihet si rruga e vetme për bashkimin opozitar.

Mediu dhe Duka në emisionin “Open” u shprehën se kjo është një inisiativë që synon daljen e opozitës me një formacion të përbashkët në zgjedhje, dhe që drejtimi i saj do të jetë kolegjial.

Duka tha se bazuar te propozimi federata nuk do ketë një kryetar, por 3 koordinatorë, që do të zgjidhen me zgjedhje.

Ndërsa Mediu tha se jo më kot është propozuar që të jenë 3 deputetë.

Sipas dy politikanëve të opozitës, përmes federatës synohet jo thjesht bashkimi i dy individëve, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, por të gjithë faktorëve opozitarë, peshës së tyre në zgjedhje, që e tregoi edhe procesi i fundit zgjedhor në 14 maj.

Duka tha se ajo që është e rëndësishme në këtë process është që mos mbetemi peng të emrave, kë preferon njëra palë dhe kë pala tjetër.

“Nuk mund të hyjmë në diskutime emrash, ne duhet të çojmë përpara këtë proces, mbi bazën e ideve dhe platformave për të maksimalizuar forcën e opozitës”, tha Duka.

Duka u shpreh se “interesi ndonjëherë bashkon edhe armiq” dhe se në këtë mënyrë mund të shkohet drejt pushtetit.

Ai u shpreh se megjithatë është skeptik për realizimin e këtij projekti, i cili sipas tij do të shërbente për krijimin e një fryme të përbashkët në opozitë.

“Nëse ne bashkohemi zgjidhet problemi i kodit zgjedhor. Duhet të marrim të drejtat kushtetuese që na takojnë, të paktën duhet të kemi kohezion dhe të krijojmë një frymë të përbashkët.
Ndonjëherë interesi bashkon edhe armiq, kështu mund të shkohet drejt pushtetit. Megjithatë unë jam skeptik për realizimin e këtij projekti”, tha Duka mes të tjerash.

Etiketa: dukaKryesore1Mediu

Lajme të lidhura

Bardhi: Shqipëria me karburantet më të shtrenjta në rajon, qeveria duhet të ndërhyjë
Aktualitet

Bardhi: Shqipëria me karburantet më të shtrenjta në rajon, qeveria duhet të ndërhyjë

13:04 - 30/08/26
Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë
Aktualitet

Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë

11:47 - 30/08/26
U përplas me “Jet Ski” në plazhin e Llamanit, ndërron jetë 16-vjeçari
Aktualitet

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti

11:31 - 30/08/26
Para
Lazio vuan por fiton, Shakhtar mund Antwerpin e Mujas

Lazio vuan por fiton, Shakhtar mund Antwerpin e Mujas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi: Shqipëria me karburantet më të shtrenjta në rajon, qeveria duhet të ndërhyjë
Aktualitet

Bardhi: Shqipëria me karburantet më të shtrenjta në rajon, qeveria duhet të ndërhyjë

13:04 - 30/08/26

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për çmimin e karburanteve në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë...

Lexo më shumë
“Shpresoj të sjell emra të rinj!” Maran paralajmëron ndryshime te Kombëtarja, mesazh edhe për Brojën

“Shpresoj të sjell emra të rinj!” Maran paralajmëron ndryshime te Kombëtarja, mesazh edhe për Brojën

12:54 - 30/08/26
‘Pleshti’ nuk di të ndalet! Messi magjeps sërish në MLS duke shënuar katër gola dhe dhuruar show

‘Pleshti’ nuk di të ndalet! Messi magjeps sërish në MLS duke shënuar katër gola dhe dhuruar show

12:38 - 30/08/26
Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë

Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë

12:15 - 30/08/26
Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë

Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë

11:47 - 30/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com