GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zhupa: Koncesioni për Butrintin, kompetencë hetimi për SPAK

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Zhupa: Koncesioni për Butrintin, kompetencë hetimi për SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është ndalur sërish te koncesioni i Butrintit, i cili aktualisht është në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese dhe neser pritet te jepet vendimi.

Me anë të një deklarate për mediat, Zhupa thekson se ky është një ligj me porosi, ndërsa shprehet se është shqetësim për Departamentin Amerikan të Shtetit.

Sipas Zhupës edhe procedura e ndjekur e projektidesë, propozimit, draftimit dhe mënyra se si u arrit deri tek nënshkrimi i marrëveshjes së administrimit të Butrintit dhe miratimi i saj me ligj hyn dhe në kompetencën e hetimit dhe gjykimit prej strukturës së Posaçme SPAK.

“Ndaj Gjykata Kushtetuese ka shansin historik me Butrintin që përvecse ti shërbej zbatimit të kushtetutës dhe mbrojtjes së trashëgimisë tonë kombëtare,edhe të rrëzoj modelin e ligjeve me porosi, që shkatërrojnë shtetin e të drejtës dhe parimet kushtetuese dhe demokratike”, shprehet Zhupa.

Deklarata

Siç kemi bërë transparencë do vazhdojmë duke publikuar qëndrimet e qeverisë për koncensionit e Butrintit gjatë gjykimit kushtetues.

Qeveria ka refuzuar pyetjet dhe shpjegimet e informacionet në mënyrë të hapur dhe duke anashkaluar edhe nëpërkëmbur autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe vetë procesin e gjykimit kushtetues.

Siç ne e kemi evidentuar para Gjykatës me rëndësi ështe edhe procesi si është paracaktuar kush do marri koncensionin, arsyet pse u shkua në këtë formë koncensionare, privilegjet dhe ligji me porosi për AADF dhe uzurpimi i kompetencave shtetërore nga subjekte private me mbrojtje te vecantë, duke shkelur keshtu kushtetuten e vendit.

4 nga pyetjet e tjera që refuzon qeveria të përgjigjet:

1- A jeni Ju në dijeni si Këshilli i Ministrave që është bërë një plan menaxhimi nga Giora Solar për Butrintin dhe pse nuk është pranuar ky plan qe eshte paguar?

Sqarojmë se publikun ky plan u pagua nga AADF dhe nuk u pranua te publikohej dhe u zhduk po nga AADF sepse nuk parashikonte forme koncensionare për Butrintin sic ishte interesi i AADF.

2-Si e ka arsyetuar Këshilli i Ministrave mungesen e parashikimit të garancive konkrete dhe masave reale ndëshkuese ne rast të shkeljes së marrëveshjes nga AADF, ju citoj nenin 31 të marrëveshjes: Palët bien dakord që AADF gëzon imunitet dhe të drejta që parashikohen nga marrëveshja ekonomike dy palëshe. Në rast se do të kryenim veprime në kundërshtim me marrëveshjen, a do t`i shmangin ata përgjegjësitë referuar kësaj dispozite që Ju i keni vendosur në marrëveshje?

3-Në dijeninë tuaj a ka ndonjë projekt të USAID-it për Butrintin?

4-Koncepti i “turizmit kulturor” është vjega apo hapësira juridike [bazuar në Aktin e Transferimit AAEF-AADF të sjellë nga KM] që është përdorur nga AADF-ja deri tani për ndërhyrjet në “trashëgiminë kulturore” në Shqipëri, si në Butrint, por edhe në Liqenin e Ohrit, në Amfiteatrin e Durrësit, etj. A pajtoheni me pohimin se koncepti i “turizmit kulturor” është krejt i ndryshëm nga “trashëgimia kulturore” dhe se “turizmi kulturor” nuk gëzon mbrojtje dhe as nuk parashikohet në Kushtetutën e Shqipërisë?

Këshilli i Ministrave refuzoi të përgjigjej me shkresë. Refuzimi për këto përgjigje tregon qartësisht se:

A)kemi të bëjmë me një ligj me porosi, i ngjashëm me ligjin Fusha për teatrin, me ndryshimin që Ligji AADF për Butrintin është edhe me i rrezikshëm për shkak të gërmimeve dhe historisë që lidhet me Butrintin.

B) nuk argumentojnë dot pse trajtohet me mbrojtje te vecante AADF në rast se shkel interesat qe lidhen me integritetin, gjetjet, ruajtjen, mirëmenaxhimin e Butrintit .

C) Se qëllimisht ngatërrojnë turizmin kulturor me trashëgiminë kulturore. E para lidhet me fushën private dhe e dyta me fushën publike dhe prerogative të shtetit dhe e mbrojtur nga kushtetuta.

D)Se nuk është kërkuar as nga USAID, as nga institucione të tjera si vete UNESCO, etj apo as fondacioneve të tjera që japin donacione apo ndihmë për Butrintin nëse qeveria po kërkonte donator për 5 milion usd.

Ky refuzim qartëson Gjykatën Kushtetuese dhe opinionin publik se shteti shqiptar ka bere nje ligj me porosi, duke vene ne rol dytesor interesat shtetetor dhe interesin publik dhe duke u vene ne dispozicion te nje privati te paracaktuar qe jo rastesisht ben kuadrin ligjor vete, ben planin e menaxhimit vete edhe merr pasurine boterore unesco po vete.

Ligje të kësaj natyre që rregullojnë marrëdhënien vetëm midis dy palëve (shtetit dhe koncesionarit) janë tashmë në vëmendjen e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të organizatave ndërkombëtare, ashtu sikundër procedura e ndjekur e projektidesë, propozimit, draftimit dhe mënyra se si u arrit deri tek nënshkrimi i marrëveshjes së administrimit të Butrintit dhe miratimi i saj me ligj hyn dhe në kompetencën e hetimit dhe gjykimit prej strukturës së Posaçme SPAK.

Transparency International shprehet se problemi i korrupsionit në Shqipëri janë ato çështje që hyjnë te korrupsioni legjislativ, pra i ligjeve me porosi.

“Ligjet e bëra enkas për një ose disa persona/subjekte, që vulosin dhe legjitimojnë privatizimin e institucioneve dhe burimeve publike duke e bërë atë të ligjshëm – shkruan TI për Shqipërinë në Raportin për “Kapjen e Shtetit, State Capture”.

Ndaj Gjykata Kushtetuese ka shansin historik me Butrintin që përvecse ti shërbej zbatimit të kushtetutës dhe mbrojtjes së trashëgimisë tonë kombëtare,edhe të rrëzoj modelin e ligjeve me porosi, që shkatërrojnë shtetin e të drejtës dhe parimet kushtetuese dhe demokratike.

 

 

Etiketa: ButrintZhupa

Lajme të lidhura

Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministrit Rama
Aktualitet

126 ditë revoltë/ “Hajdutët po i bien një nga një”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Në pranga edhe kryehajduti

07:53 - 03/10/26
“Shqipëria në BE pa Edi Ramën”/ Shqiptarët e Diasporës protestojnë sot para Komisionit Evropian në Bruksel: Dëgjoni zërin e qytetarëve
Aktualitet

“Shqipëria në BE pa Edi Ramën”/ Shqiptarët e Diasporës protestojnë sot para Komisionit Evropian në Bruksel: Dëgjoni zërin e qytetarëve

07:38 - 03/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht
Breaking Views

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Para
Greqia paralajmëron Shqipërinë, do vërë veton ndaj negociatave të anëtarësimit

Greqia paralajmëron Shqipërinë, do vërë veton ndaj negociatave të anëtarësimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“50 mijë euro ose të hodha në erë!” Kërcënoi me tritol pronarin e karburantit, kapet autori
Aktualitet

“50 mijë euro ose të hodha në erë!” Kërcënoi me tritol pronarin e karburantit, kapet autori

09:21 - 03/10/26

Detaje të reja janë zbardhur nga kërcënimi ndaj biznesmenit Zija Shulku në Peshkopi. Një pajisje artizanale, e ngjashme me eksploziv,...

Lexo më shumë
Aksident në Lushnjë! Përplasen dy automjete, rëndohet trafiku në autostradë

Aksident në Lushnjë! Përplasen dy automjete, rëndohet trafiku në autostradë

09:15 - 03/10/26
Rusia paralajmëron NATO-n: Do përdorim edhe armët bërthamore nëse izolohet Kaliningradi

Rusia paralajmëron NATO-n: Do përdorim edhe armët bërthamore nëse izolohet Kaliningradi

08:55 - 03/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:42 - 03/10/26
Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

Koha për të prishur ‘mallkimin’, kuqezinjtë zbresin sonte në fushë për të rrëzuar Finlandën pas 46 vitesh

08:38 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com