GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

OSBE nënshkruan deklaratën kundër korrupsionit! Ja çfarë…

21:06 - 30/11/23
në Aktualitet, Breaking Views
Kohë leximi: 2 min
A A
OSBE nënshkruan deklaratën kundër korrupsionit! Ja çfarë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrat nga rajoni kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për luftimin e korrupsionit në Evropën Juglindore përmes konfiskimit dhe digjitalizimit të aseteve, të enjten gjatë Këshillit Ministror të OSBE-së, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut më 30 nëntor dhe 1 dhjetor.

“Përpjekjet bashkëpunuese janë thelbësore për të trajtuar në mënyrë efektive këtë sfidë komplekse. Duke pranuar se korrupsioni nuk njeh kufij, nënshkruesit zotohen të punojnë së bashku për të parandaluar, hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin në të gjithë Evropën Juglindore. Vetëm përmes veprimeve kolektive mund të bëjmë përparim të rëndësishëm në çrrënjosjen e korrupsionit”, thuhet në deklaratën e miratuar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se korrupsioni kërcënon sigurinë dhe mirëqenien ekonomike dhe se nënshkrimi i deklaratës nënkupton përkushtimin e tyre “në nivelin më të lartë të mundshëm”.

“Me nënshkrimin e deklaratës theksojmë vendosmërinë tonë dhe angazhimin e pakushtëzuar që të punojmë së bashku për të parandaluar korrupsionin në Evropën Juglindore. Kundër korrupsionit do të luftojmë me vendosmëri përmes hetimeve financiare dhe digjitalizimit”, tha Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar “që lufta kundër korrupsionit të jetë e mundur”.

“Ne e quajmë veten kampion të korrupsionit, por nuk jemi. Aty ku ka para ka korrupsion. Marrja e provizionit në perëndim është e ligjshme, por këtu është korrupsion. Më vjen keq që ata nuk e nënshkruajnë këtë, ata duhet ta bëjnë të parë”, tha ai.

Ministri serb e akuzoi Perëndimin për korrupsion duke thënë se “dyshoj se ne jemi më të korruptuar se ata. Dua vetëm që të mos na japin mësime nga anash”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviç, tha se korrupsioni është një “realitet politik në Ballkan dhe për këtë arsye njerëzit po shpërngulen”.

Shefi i diplomacisë malazeze, Filip Ivanoviç, tha se OSBE-ja duhet të forcojë rolin e saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, ndërsa homologu i tij nga Shqipëria, Igli Hasani, tha se kjo luftë duhet të jetë prioritet dhe mbetet vullnet politik për të bërë diçka më shumë në këtë fushë./ REL

Etiketa: korrupsioniOSBE

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 31 janar/ Me sa blihen e shiten euro dhe dollari sot

08:48 - 31/01/26
Reshjet e shiut, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:46 - 31/01/26
Horoskopi, çfarë thonë yjet për ju sot!
Aktualitet

Horoskopi, 31 janar/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

08:39 - 31/01/26
Para
“Shtëpitë e barit”, 100 shqiptarë të dënuar me 300 vite burg në vetëm 3 muaj

"Shtëpitë e barit", 100 shqiptarë të dënuar me 300 vite burg në vetëm 3 muaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 31 janar/ Me sa blihen e shiten euro dhe dollari sot

08:48 - 31/01/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Reshjet e shiut, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:46 - 31/01/26
Horoskopi, çfarë thonë yjet për ju sot!

Horoskopi, 31 janar/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

08:39 - 31/01/26
Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë

23:10 - 30/01/26
Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

23:00 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com