GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova ende pa vendim për dozën e tretë

22:26 - 07/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosova ende pa vendim për dozën e tretë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ende nuk ka marrë vendim lidhur me dhënien e dozës së tretë apo përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit. Më 11 nëntor, zyrtarë të kësaj ministrie kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se marrja e vendimit për to është “çështje ditësh”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë qysh në muajin shtator që të nisë me dhënien e dozave përforcuese. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Shëndetësisë tha të martën se “vendimi merret në momentin që vlerësohet si më e përshtatshme nga Komiteti për imunizim kundër COVID-19” – sëmundjes që e shkakton koronavirusi.

“Nuk jemi as vonë e as prapa shteteve të tjera. Kini parasysh, kemi filluar me vaksinim më vonë se të tjerët dhe jemi para shumë shteteve”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit dhe, deri më tash, mbi 42 për qind e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht. Nga vendet e rajonit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, Serbia ka vaksinuar 45 për qind të popullatës, Mali i Zi 41 për qind, Maqedonia e Veriut 38 për qind, Shqipëria 34 për qind dhe Bosnje e Hercegovina 21 për qind.

Të gjitha vendet e rajonit po ashtu kanë nisur me dhënien e dozës së tretë dhe asaj përforcuese kundër koronavirusit. Doza e tretë e vaksinës i jepet një personi që nuk ka krijuar përgjigje të fuqishme imunitare nga seritë e para të vaksinimit. Doza përforcuese i jepet një personi për t’i ndihmuar në përforcimin e imunitetit që mund t’i ketë rënë nga dy dozat e para.

Më 25 nëntor, Komisioni Evropian ka propozuar që doza e tretë e vaksinës të jetë parakusht për udhëtim në Bashkimin Evropian për qytetarët e të ashtuquajturave vende të treta, që përfshijnë edhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Ky propozim pritet të hyjë në fuqi nga 10 janari i vitit të ardhshëm. Në Kosovë, të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Infektologu Sali Ahmeti thotë se tani është koha e duhur që qytetarët të nisin të marrin dozën e tretë apo përforcuese të vaksinës.

“Meqenëse një pjesë e mirë e qytetarëve që e kanë marrë dozën e dytë i kanë kaluar gjashtë muaj nga marrja e asaj doze, është koha optimale për fillimin e [dhënies së] dozës së tretë”, thotë Ahmeti.

Ai pret që qytetarët të kenë interesim për këto doza.

“Ka pasur hezitime në raste të caktuara [për vaksinim], por mendoj se qytetarët i janë përgjigjur mirë dozës së dytë dhe mendoj se do t’i përgjigjen edhe dozës së tretë”, thotë Ahmeti.

Sipas drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, dozën e tretë do të duhej ta merrnin sidomos pacientët me sëmundje dhe imunitet të komprometuar.

“Te pacientët që janë të imuno-komprometuar dhe kanë sëmundje bashkëshoqëruese, me qëllim të forcimit të imunitetit, është vërtetuar që ka dhënë efekt aplikimi i dozës së tretë”, thotë Vishaj.

Kur jepen dozat e treta dhe përforcuese?

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, doza e tretë e vaksinës për ata që nuk kanë krijuar imunitet të mjaftueshëm nga dy dozat e para, jepet gjashtë muaj ose më vonë nga marrja e dozës së dytë. Ndërkaq, doza përforcuese e vaksinës u jepet personave që mund t’iu ketë rënë imuniteti tetë javë pas dozës së dytë, apo maksimum gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Kosova ka momentalisht në stok rreth 400 mijë doza të vaksinave, si dhe disa të tjera të kontraktuara. Vaksinat që jepen në Kosovë, janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

“Stoku i vaksinave është mjaft i qëndrueshëm dhe i përgjigjet çdo kërkese të qytetarit për secilën dozë”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse në Shtetet e Bashkuara ka rekomanduar që doza përforcuese të merret nga të gjithë personat mbi 18 vjeç. Instituti John Hopkins në SHBA, në një publikim të vetin, ka përmendur edhe efektet anësore që mund t’i ketë doza e tretë apo përforcuese e vaksinës, duke thënë se janë të ngjashme me ato pas vaksinimit kundër gripit stinor.

“…një krah i lënduar dhe i ënjtur, ku e keni marrë vaksinën. Mund të keni ethe dhe të përjetoni dhimbje trupi, dhimbje koke dhe lodhje për një ose dy ditë. Mund të shfaqen gjithashtu të dridhura, nyje limfatike të fryra”, thuhet në publikim.

Sipas këtij publikimi, doza e tretë nuk ka nevojë të jetë patjetër e llojit të njëjtë si dozat paraprake dhe përzierja e dozave nga lloje të ndryshme konsiderohet e sigurt. Edhe një studim i Universitetit Oksford, i publikuar këtë javë në revistën mjekësore Lancet, ka gjetur se vaksinat kundër koronavirusit mund t’u japin njerëzve reagim më të mirë imunitar nëse përzihen./ Marrë nga REL.

Etiketa: doza e treteKosovavendim

Lajme të lidhura

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Para
Eksperti i Shtëpisë së Bardhë: “Omicron” nuk është më i rrezikshëm se Delta

Eksperti i Shtëpisë së Bardhë: “Omicron” nuk është më i rrezikshëm se Delta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë
Aktualitet

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, ku si pasojë e daljes së tij...

Lexo më shumë
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26
Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26
Dhunohet me sende të forta mjeku, përfundon në koma te Trauma

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda

12:05 - 05/02/26
Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

11:36 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com