Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Greqi në rrethana ende të paqarta. E ndërsa mbrëmjen e së enjtes u ekzekutua me armë zjarri në Athinë 56-vjeçari, Thimi Droboniku, sot është gjetur i pajetë një 45 vjeçar shqiptar.
Ai u gjet në banesën e tij në zonën “Nea Ionia’.
Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet nga miqtë e tij, që i shkuan në banesë, pasi nuk i përgjigje telefonatave.
Ende nuk dihet nëse 45-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Trupi i pajetë do ti nënshtrohet autopsisë, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.
Discussion about this post