GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Blinken: SHBA do të punojë për rihapje të konsullatës për palestinezët në Jerusalem

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Blinken: SHBA do të punojë për rihapje të konsullatës për palestinezët në Jerusalem
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden do t’i kërkojë Kongresit amerikan 75 milionë dollarë për zhvillim dhe ndihmë ekonomike për palestinezët, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të martën.

Ai ka thënë po ashtu se Uashingtoni do të shtyjë përpara procesin e rihapjes së konsullatës së Shteteve të Bashkuara për palestinezët në Jerusalem.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e pati mbyllur atë më 2019.

“Shtetet e Bashkuara do të punojnë për rihapje të konsullatës sonë në Jerusalem. Kjo është rrugë e rëndësishme që të bashkëpunojmë dhe të ofrojmë mbështetje për popullin palestinez”, ka thënë Blinken nga Ramallahu, pas takimit me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas.

Blinken ka thënë edhe se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë 5.5 milionë dollarë si ndihmë për Gazën, si dhe 32 milionë dollarë për Agjencinë e Ndihmës dhe Punës të Kombeve të Bashkuara (UNRWA).

Më herët gjatë ditës, Blinken ka thënë se SHBA-ja do të sigurohet që grupi militant Hamas, që kontrollon Gazën, të mos përfitojë nga ndihma.

Blinken po ashtu ka ritheksuar mbështetjn e SHBA-së për të drejtën e Izraelit që të mbrojë veten.

Më shumë se 250 persona janë vrarë, shumica prej tyre në Gaza, në luftimet 11 ditëshe, që kanë përfunduar të premten, përmes një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Egjipti.

Dhuna ka shpërthyer pas disa javëve të tensioneve izraelito-palestineze në Jerusalemin Lindor, duke kulmuar më pas me përleshje në një zonë të shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë. / REL

Lajme të lidhura

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Para
Rama poston foton nga Kisha e “Shën Ndout” në Laç: E marta e shenjtë

Rama poston foton nga Kisha e “Shën Ndout” në Laç: E marta e shenjtë

TË FUNDIT

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26

Policia e Shtetit njofton planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes...

Lexo më shumë
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com