GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Zbulimi/ ‘Mumjet aliene’ kanë ADN me origjinë të panjohur

21:13 - 01/12/23
në Breaking Views, Kuriozitete, Shkencë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulimi/ ‘Mumjet aliene’ kanë ADN me origjinë të panjohur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Misteri po thellohet me mumiet e paraqitura nga një studiues në Meksikë si mumje aliene pasi analiza e ADN-së ka treguar disa gjetje interesante rreth origjinës së tyre.

Jaime Mauchan kishte argumentuar në shtator – dhe në fakt nën betim para parlamentarëve meksikanë – se mumiet “nuk janë pjesë e evolucionit të jetës në Tokë”.

Siç pretendoi ai, bëhet fjalë për trupa rreth 1000-vjeçarë që u gjetën në vitin 2017 në miniera në Cusco, një qytet në Peru, lart në Ande. Qyteti është i mbushur me rrënoja nga koha e Inkave që sunduan mbi një mijëvjeçar më parë.

Këtë javë, shkruan Independent, Mauchan u shfaq sërish në Kongresin Meksikan duke folur për gjetjet e analizës së ADN-së nga kufomat. Ai pohoi se analiza tregon se si mbi 30% e ADN-së së mostrave është me “origjine të panjohur ose jo nga ndonjë specie e njohur”.

Scientists unveiling two alleged alien corpses took place in Mexico, which are retrieved from Cusco, Peru. pic.twitter.com/rjfz9IMf37

— Indian Tech & Infra (@IndianTechGuide) September 13, 2023

Megjithatë, ai nuk specifikoi se çfarë është 70% tjetër e ADN-së , dhe as nuk tha drejtpërdrejt se është alienë.

Jaime Maussan presentó tomografías y rayos X a cuerpos de extraterrestreshttps://t.co/RlGjFcAa8V

— Acierta Oaxaca (@AciertaOaxaca) September 19, 2023

Studiuesit, megjithatë, dhe Mauchan përsëritën pretendimet e tyre se trupat e mumifikuar janë “autentikë” (dhe jo një lloj përbërje e pjesëve të ndryshme të kafshëve).

Mauchan u shfaq i sigurt se “kjo është hera e parë që jeta jashtëtokësore është paraqitur në këtë mënyrë” dhe se “ne kemi një shembull të qartë të ekzemplarëve jo-njerëzor që nuk kanë lidhje me ndonjë specie të njohur në planetin tonë”. “Ne nuk jemi vetëm në këtë univers të madh – ne duhet ta pranojmë këtë të vërtetë”, shtoi ai.

Datimi i karbonit nga Universiteti Kombëtar Autonom i Meksikës tregoi se ekzemplarët ishin më shumë se 1000 vjeç dhe kishin tre gishta dhe pa dhëmbë, tha Mauchan. Ai pohoi se rrezet X treguan se njëri prej trupave kishte “vezë” brenda dhe se të dy kishin një implant të metaleve të rralla si osmiumi.

Nga ana e tyre, shkencëtarët argumentojnë se nuk ka asnjë provë thelbësore që kufomat janë ose reale ose jashtëtokësore.

Ufologu Will Gallison, një nga të paktët që ishte në gjendje të shihte trupat e vegjël në Peru, ka teorinë e tij, siç raportohet nga Daily Mail.

Ai shpjegon se kufomat “aliene” mund të bëhen nga kockat e kafshëve të mbledhura nga njerëzit mijëra vjet më parë, ndoshta për qëllime rituale inkase. Sipas tij, kafkat duken si kafka alpaka.

Kujtojmë se në vitin 2017 Mawsan kishte pohuar se kishte gjetur pesë mumje jashtëtokësore në Peru, por ekzaminimi tregoi se ato ishin thjesht fëmijë njerëzish.

Etiketa: Mumje

Lajme të lidhura

Nafta u rrit sërish, Rama shpjegon “shkencën” e Bordit të Transparencës
Breaking Views

Nafta u rrit sërish, Rama shpjegon “shkencën” e Bordit të Transparencës

10:45 - 29/03/26
Përplasje në mbledhjen e PS, Rama akuza ndaj dy ish-ministrave për përgjime
Breaking Views

Përplasje në mbledhjen e PS, Rama akuza ndaj dy ish-ministrave për përgjime

10:20 - 29/03/26
“Dil jashtë!” Ç’ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura?! Sherri mes Ramës dhe Spiropalit: S’dal. Nuk kam bërë asgjë…
Breaking Views

“Dil jashtë!” Ç’ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura?! Sherri mes Ramës dhe Spiropalit: S’dal. Nuk kam bërë asgjë…

10:00 - 29/03/26
Para
Seanca në GJKKO/ Shefi i komisariatit: Rama më tha se Beleri po blinte vota

Kulla: Arrestimi i Belerit budallallëk i policisë, është kthyer në…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nafta u rrit sërish, Rama shpjegon “shkencën” e Bordit të Transparencës
Breaking Views

Nafta u rrit sërish, Rama shpjegon “shkencën” e Bordit të Transparencës

10:45 - 29/03/26

Sipas kreut te qeverisë, Bordi nuk e vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por po ashtu theksoi se çmimi nuk mund...

Lexo më shumë
Përplasje në mbledhjen e PS, Rama akuza ndaj dy ish-ministrave për përgjime

Përplasje në mbledhjen e PS, Rama akuza ndaj dy ish-ministrave për përgjime

10:20 - 29/03/26
“Dil jashtë!” Ç’ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura?! Sherri mes Ramës dhe Spiropalit: S’dal. Nuk kam bërë asgjë…

“Dil jashtë!” Ç’ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura?! Sherri mes Ramës dhe Spiropalit: S’dal. Nuk kam bërë asgjë…

10:00 - 29/03/26
Antonelli “fluturon” në Japoni dhe merr komandën e Formula 1

Antonelli “fluturon” në Japoni dhe merr komandën e Formula 1

09:52 - 29/03/26
Rama publikon me vonesë takimin me Grupin Parlamentar të PS me temë “Punët e Shqipërisë”

Rama publikon me vonesë takimin me Grupin Parlamentar të PS me temë “Punët e Shqipërisë”

09:02 - 29/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com