Egnatia ka konfirmuar forcën e madhe si skuadër dhe formën pozitive që po kalon edhe përballë Vllaznisë. Kundërshtar të cilin e mposhti 3-0 në “Arena Egnatia”.
Skuadra e Edlir Tetovës zgjidhi gjithçka në 45 minutat e para të takimit, gjatë së cilave shënoi tre gola me Edison Ndrecën, Gytis Paulauskas dhe Vusal Isgandarli.
Tre gola të realizuar brenda 18 minutave, i mjaftuan ekipit nga Rrogozhina për të thyer shkodranët e Qatip Osmanit. Egnatia vijon të kryesojë Superioren me 33 pikë.
Partizani ndjekës, që numëron dy ndeshje më pak, ka 28 pikë. Ndërkohë që kuqeblutë e Vllaznisë mbeten në vendin e pestë me 17 pikë.
Discussion about this post