GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Detajet që zbuluan krimin, ja gafat e Naimit

20:38 - 02/12/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Detajet që zbuluan krimin, ja gafat e Naimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e Liridona Ademajt ka tronditur fshatin e saj të lindjes, por edhe gjithë Kosovën. Vëllai i Liridonës ka rrëfyer gjatë për RTK-në krejt atë çfarë ndodhi e çfarë di. “Mamin e harruam në veturë, i kishin thënë fëmijët” dajës së tyre.

Qetësi absolute në fshatin Rracaj të Gjakovës.  Rrugë të boshatisura e lëvizje zero.  Heshtjen e thyen vetëm zhurma e erës që fryn. Vrasja e Liridona Ademajt ka tronditur fshatin e saj të lindjes, por edhe gjithë Kosovën.

Tek shtëpia e së ndjerës mërzia kishte kapluar çdo gjë. Babait dhe vëllezërve të Liridonës nuk u zihej vendi vend. Të tre qëndronin në oborrin e shtëpisë, duke mos i besuar vrasjes së çikës dhe motrës së tyre.

Njërit prej vëllezërve të Liridonës iu desh kohë të mblidhte forcën e të thoshte krejt atë çfarë ndodhi e di!  Duke treguar situatën në tërësi, Leonard Ademaj ka folur ekskluzivisht për RTK-në, ku ka treguar fillimisht çka i ka thënë bashkëshorti i Liridonës, Naimi pasi ajo ishte vrarë.

Një ditë pas vrasjes, Leonardi thotë se Naim Murseli nuk e hapte telefonin.

Dyshimet e tjera, sipas vëllait të së ndjerës, lindën kur Naim Murseli hezitonte ta shikonte trupin e gruas së tij.

“Edhe Naimin e kem marrë edhe shkuam me pa. Po tha  mundësinë me pa Liriodnën veç nëse keni probleme shëndetësore mos e këqyrni. Thash jo more unë jam rritë me të, dua me pa. Ai nuk dëshironte me hi me pa. Aty filluan edhe dyshimet tjera. I tha djali i mixhës ec Naim se s’bon kështu ke jetu 13 vjet me të”, theksoi ai.

Leonardi thotë se në ditën e varrimit e ka thirrur në të njëjtin numër, të cilin një ditë më herët Naimi i kishte thënë se ia ka vjedhur grabitësi.

Dyshimi tjetër ishte te gjërat me vlerë që kishte Liridona, për të cilat atë natë ai kishte thënë se iu vodhën.

“Kur shkova në mjekësin Ligjore ne i thanë Naimit, arin edhe gjerat me vlerë çka ka pas Liridona i ke brenda. Nëse hajnat e kanë vjedh, Liridona ka pasur ari shumë, ia kishin marrë arin.Por, jo arin  tha e ke këtu”, vazhdon rrëfimin Leondardi.

Ai thotë se vrasja e motrës së tij ka ndodhur brenda veturës.

Por, cilat mund të jenë motivet e këtij akti mizor?

“Çka mundem me ditë, e çka na shkon mendja është se Liridona ka pasur sigurime në Suedi. Sigurimi në Suedi paguan shuma marramendëse nëse i ndodhë një fatkeqësi njërit ose tjetrit prind. Ose mund me kon që ka mundur me mbet pa pare, me pas borxhe edhe me privuar nga jeta motrën tonë me ja marrë paret e sigurimit”, shpreh dyshimin e tij Leonardi.

Familjarët e Liridonës kanë kërkuar zhvarrimin e trupit të saj nga Cermjani dhe varrosjen e saj në fshatin Rracaj, aty ku edhe jetojnë familja e ngushtë.

Leonardi tregon se çfarë i kishin thënë fëmijët në momentin e vrasjes së inskenuar përmes hajnave.

Mamin e harruam në veturë, i kishin thënë fëmijët dajës së tyre.

“Atë ditë ka ndodhur krejt rasti. Djali e kish pas shtrënguar dorën shumë. Kur jam shkuar në polici mu ka ofruar më ka përqaf, dajë tha hajni mi ka lyp paret po unë s’ja kom dhënë e ka qel dorën i kish pas paret aty”, rrëfen ai.

Në fshatin Cërmjan të familjes së Naim Murselit nuk dëshironte të fliste askush.

Prapa kamerës banorët thonë se prindërit e Naim Murselit kanë udhëtuar për në Suedi.

Për këtë krim, tashmë bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, është arrestuar si i dyshuar që ka urdhëruar me pagesë dorasin për t’ia vrarë gruan.

Ndërkohë policia ka arrestuar edhe personin e tretë që dyshohet se është bashkëpjesëmarrës në këtë krim. Të tretë pritet të dalin para Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për Krime të Rënda ditën e nesërme.

Lajme të lidhura

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Para
Daku: Po na nënvlerësojnë, do bëjmë mrekulli në Europian

Daku: Po na nënvlerësojnë, do bëjmë mrekulli në Europian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com