GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

VIDEO/ Gola dhe tensione, barazim në derbin Tirana-Partizani

në Breaking Views, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Gola dhe tensione, barazim në derbin Tirana-Partizani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana dhe Partizani barazuan 1-1 në derbin e kryeqytetit (Air Albania), takim ky i vlefshëm për kampionatin. Një sfidë plot emocione dhe tension, por në fund nuk pati fitues. Ndeshja ka nisur rreth 10 minuta me vonesë si pasojë e hedhjes së tymuese në fushë, pasi arbitri kryesor ka pritur deri sa pamja të qartësohet. Tirana u duk më e rrezikshme në fillim dhe kishte më shumë iniciativë. Dhe ngulmimi u shpërblye në minutën e 28-të kur Florent Hasani shkarkon të majtën e tij brenda zonës dhe 1-0.

Bardheblutë në festë bashkë me tifozët. Goli i nëntë për sulmuesin e Tiranës, që barazon Duamenën në krye të shënuesve më të mirë. Por shtatë minuta më pas ndeshja do të ndërpritej, pasi është goditur nga sende të forta Najdovksi nga ana e tifozërisë së kuqe dhe Qirko në krahun tjetër nga ajo bardheblu.

Partizani dominon 10 minutat e fundit të pjesës së parë, krijon 2-3 mundësi të mira, por nuk arrin të barazojë. E dyta nis me një rast të artë për Latifin, por nuk arrin ta devijojë në rrjetë. Tirana kërkoi të vrasë ndeshjen me një gol të dytë, por me kalimin e minutave edhe Partizani rrit ritmin. Nuk mungojnë edhe përplasjet verbale në fushë, siç ishte ai mes Dokës dhe Rrapajt, që marrin kartonët e verdhë. Për të ardhur në minutën e 79-të, kur Murataj jep një pasim të bukur për Kekon dhe ky i fundit nuk fal, duke barazuar shifrat në 1-1, edhe pse kishte pak minuta në fushë. Derbi ishte i hapur deri në fund, me raste nga të dyja krahët, por nuk pati fitues.

Shikoni videot

Etiketa: DerbiPartizaniTirana

Lajme të lidhura

Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit
Sport

Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit

10:18 - 26/05/26
Meçollari: Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin, mund të shkojë në SPAK
Breaking Views

Meçollari: Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin, mund të shkojë në SPAK

23:14 - 25/05/26
Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti

22:23 - 25/05/26
Para
Përplasen tifozët pas derbit Tirana – Partizani, zjarr në…

Përplasen tifozët pas derbit Tirana - Partizani, zjarr në...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

13:36 - 26/05/26

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku një motor ka goditur nga pas një automjet....

Lexo më shumë
“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë

“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë

13:19 - 26/05/26
“Rama i lëpihet Gysit”/ Berisha sulmon kryeministrin: Dekoroi babanë e Ergysit për t’i mbyllur gojën  Agasit Junior

“Rama i lëpihet Gysit”/ Berisha sulmon kryeministrin: Dekoroi babanë e Ergysit për t’i mbyllur gojën Agasit Junior

13:05 - 26/05/26
Temperaturat e larta, shkon në shtatë numri i të vdekurve nga i nxehti në Francë

Temperaturat e larta, shkon në shtatë numri i të vdekurve nga i nxehti në Francë

12:42 - 26/05/26
U përplas për vdekje nga regjisori, 7-vjeçari përcillet mes lotësh e dhimbjes për në banesën e fundit

U përplas për vdekje nga regjisori, 7-vjeçari përcillet mes lotësh e dhimbjes për në banesën e fundit

12:24 - 26/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com