GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksioni opozitar, Gështenja: S’kemi rrugë tjetër veç flakadanëve dhe tymueseve

15:20 - 04/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti i PD nxjerr dokumentet: Inceneratori i Elbasanit po harxhon para për të groposur plehra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lefter Gështenja, deputet i PD-së, u shpreh sot se opozitës nuk i ka ngel gjë tjetër veç flakadanëve dhe tymuese në Kuvend, në një kohë që mazhoranca shkel kushtetutën dhe kërkon t’i mbyllë gojën.

Në studion e Ditarit në A2 CNN, ai tha se mazhoranca nuk e lejon ngritjen e komisioneve hetimore, pasi sipas tij mund të ketë ministra e zyrtarë të lartë të përfshirë në afera korruptive, siç ndodhi me inceneratorët.

“Për sa kohë kjo mazhorancë nuk lejon opozitën të bëjë detyrën e saj në parlament, opozita nuk do të lejojë që ky parlament të jetë në normalitet. Është shumë e lehtë ngritja e komisioneve hetimore. Mazhoranca nuk e lejon, se ne pamë se çfarë ndodhi me komisionin e inceneratorëve dhe i me komisionet e tjera nëse lejohet opozita do të kemi ministra, ish-ministra e zyrtarë të lartë të përfshirë.

Opozitës nuk i ka ngel gjë tjetër veç kësaj sjellje. Nuk është normale, por a është normale që një mazhorancë si kjo e Ramës të shkelë kushtetutën me të dyja këmbët dhe t’i mbyllë gojën opozitës? Nëse ne e lejojmë që kjo të ndodhë, nuk jemi më vend demokrat, por jemi në diktaturë. Duhet të pranojmë që Shqipëria sot është vend autokratik. Opozita duhet të bëjë lëvizje deri sa kjo mazhorancë t’i thërrasë arsyes e jo forcës”, tha Gështenja.

Ai e konsideroi të turpshme praninë e Gardës sot në Parlament dhe kërkoi nga mazhoranca t’i thërrasë arsyes.

“Pa filluar seanca Garda ishte në sallë, që nuk është normale dhe në shkelje të rregullores së parlamentit. Garda duhet të futet kur ka përplasje fizike ose kur kërkohet nga kryetarja e parlamentit. Është e turpshme kjo që ndodh. Kjo mazhorancë t’i thërrasë arsyes”.

Për vijimin e aksionit të opozitës, Gështenja tha se opozita duhet të jetë e unifikuar, ndërsa i bëri thirrje edhe elektoratit gri që të bashkohet me opozitën për të qenë alternativë qeverisëse nesër.

“Opozita duhet të jetë e unifikuar. Çdo deputet, çdo qytetar të rreshtohet kundër kësaj qeverisjeje, duhet të bashkohet me opozitën. Nëse ne vazhdojmë siç kemi vazhduar për dy vite kjo do të jetë në dëm të opozitës dhe në shërbim të Ramës. Duhet një vendimmarrje e të gjithë grupit parlamentar të të gjithë opozitës.

Deputetët e opozitës janë të gjithë bashkë dhe pa pronar. Ne ftojmë edhe pjesën gri që të jetë pjesë e opozitës dhe të bëjë një luftë me opozitën për të qenë alternativë qeverisëse nesër. Opozita nuk ka luksin për të përjashtuar askënd në mënyrë që të jemi forcë alternative përballë Ramës. Nëse vazhdon opozita e fragmentuar, nuk i shërben vendit, por Ramës”, shtoi Gështenja.

Etiketa: GeshtenjakuvendOpozita

Lajme të lidhura

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim
Aktualitet

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

22:19 - 11/02/26
“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve
Breaking Views

“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve

21:53 - 11/02/26
“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre
Aktualitet

“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre

20:57 - 11/02/26
Para
Shkup/ Nxënësit presin të nënshkrojnë librin e zisë për vdekjen e…

Shkup/ Nxënësit presin të nënshkrojnë librin e zisë për vdekjen e...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës
Breaking Views

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës

23:35 - 11/02/26

Liverpool mori një fitore të rëndësishme në sfidën e javës së 26 të Premier League. Skuadra e Arne Slot arriti...

Lexo më shumë
Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

23:22 - 11/02/26
Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

22:19 - 11/02/26
“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve

“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve

21:53 - 11/02/26
“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

21:12 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com