GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bashkia e Memaliajt vetëofrohet për strehimin e refugjatëve ilegalë

17:52 - 04/12/23
në Aktualitet, Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkia e Memaliajt vetëofrohet për strehimin e refugjatëve ilegalë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Memaliaj me anë të një letra zyrtare që i dërgon kreut të qeverisë, Edi Rama, është vetëofruar për menaxhimin dhe marrjen e emigrantëve të cilët do të vijnë nga Italia.

Letra merr shtysë nga marrëveshja midis Italisë dhe Shqipërisë, për ndërtimin e një kampi pritjeje në Lezhë.

Absurdi i kësaj letre, qëndron në faktin se, vjen si reagim disa javë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Duket se braktisja e qyteteve të vogla nga banorët, i shtyn zyrtarët lokalë të mendojnë për rrugë alternative në mënyrë që të rrisin ekonominë.

Kryebashkiaku Albert Malaj në një letër, kërkon që në Memaliaj të strehohen një pjesë e emigrantëve.

“Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvajtjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj”, shprehet Malaj në letrën e tij.

Letra e plotë:

Duke iu uruar punë të mbarë!

Po iu drejtohem nëpërmjet kësaj letre në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Memaliaj, në emër të gjithë komunitetit të bashkisë për të shprehur mbështetjen tonë si një përgjigje humanitare ndaj situatës aktuale që përfshin emigrantët që kanë gjetur strehim në Europë.

Bazuar në marrëveshjen e lidhur mes Kryeministrit të Shqipërisë me Kryeministrin e Italisë, në të cilën është dakortësuar për sjelljen e emigrantëve dhe azilkërkuesve afrikan nga Italia në kampe të vendosura në Shqipëri, është momenti të tregojmë mikpritjen tonë nisur nga përjetimi dhe mikpritja që ne për shumë vite si emigrantë e kemi gjetur në shtetet europiane.

Bashkia Memaliaj shpreh gatishmërinë e saj për të strehuar një pjesë të emigrantëve nisur dhe nga eksperienca e fituar në vitin ‘98 duke strehuar dhe treguar traditën e mikpritjes ndaj vëllezërve tanë të Kosovës, mbështetur në dakortësimin e komunitetit i cili është i gatshëm për të dhënë kontribut pozitiv në jetesën e emigrantëve, zotërimi i hapësirave dhe ambienteve të përshtatshme akomoduese, si dhe pozicionimi i favorshëm i territorit të bashkisë në afërsi të portit të Vlorës dhe Sarandës. Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvajtjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj.

Duke Ju falenderuar për marrjen në konsideratë të këtij propozimi, kërkojmë mundësinë e angazhimit në një dialog konstruktiv me autoritetet relevante mbi detajet dhe logjistikën e strehimit të emigrantëve në Bashkinë Memaliaj.

Mbetemi në pritje të një përgjigje pozitive nga ana juaj.

Me respekt, Albert Malaj.

 

Etiketa: emigracioniKryesore1letramemaliaj

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
Pjesë e dosjes së Vangjush Dakos, lirohet nga burgu biznesmeni

Pjesë e dosjes së Vangjush Dakos, lirohet nga burgu biznesmeni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com