GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kuqezinjtë kanë sukses se FSHF nuk u pushtua nga Rama”, Berisha: Ja si do e rrëzojmë

19:56 - 04/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kuqezinjtë kanë sukses se FSHF nuk u pushtua nga Rama”, Berisha: Ja si do e rrëzojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi pasditen e sotme se Edi Rama nuk largohet me votë, por me mosbindje civile.

Berisha tha se Edi Rama ka vendosur një kontroll total mbi drejtësinë dhe e përdor atë vetëm kundër personave të caktuar midis tyre, nga të cilët do të çlirohet.

“Edi Rama është njeriu që nuk mban asnjë lloj përgjegjësie.

Për të, ligji nuk ekziston, ligji është për të tjerët, për veten e tij ai ka kompetenca të tjera.

I vetmi fakt dhe që i dha sukses ekipit kombëtar është se Edi Rama nuk e pushtoi dot me Olsi Ramën. Se nëse do pushtonte federatën me Olsi Ramën, nuk do kishim futboll, por narkofutboll.

Beteja në Parlament është betejë kundër grushtit të shtetit. Në mënyrë absolute, Edi Rama ka kryer grusht shteti brenda shtetit.

Sot kemi për herë të parë në 32 vite një qeveri moniste të një partie të vetme.

Pastaj kemi një drejtësi të vendosur e tëra në kontrollin e Edi Ramës.

Dhe tani, ajo që kishte mbetur, kishte mbetur një grup parlamentar me kompetenca kushtetuese, por të rëndësishme. E drejta kushtetuese e deputetëve për të krijuar komisione parlamentare, në kushtet e sotme, është rruga e vetme për qytetarët për të ushtruar sovranitetin e tyre.

Sovraniteti i brendshëm i një vendi është fuqia e një populli për të kontrolluar pushtetin e qeverisë. Ky nuk ushtrohet sot në asnjë lloj forme.

Përpiquni ju, merrni 200 mijë firma për referendum. Nuk bëhet dot asnjë referendum sepse ka kontroll të plotë mbi Gjykatën Kushtetuese.

Parlamentarëve u jep Kushtetuta të drejtën e vetos. Kur bëhen një e katërta, ata mund të kontrollojnë qeverinë. Dhe këtë ai e bllokon.

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se aty ku lind padrejtësia, të protestohet.

Sot jemi në diktaturë. Diktatura nuk është gjë tjetër veçse përqendrim i të gjitha pushteteve në një dorë. Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur një përqendrim kaq ekstrem në një dorë të pushteteve.

Ndaj dhe e thotë Heminguej diku, detyra e shkrimtarit është të luftojë me penë dhe pushkë. Unë nuk them të luftojmë me pushkë. Por luftohet me mosbindje civile, kjo është rruga e vetme.

Mosbindja civile është faktuar si rruga më e suksesshme për përmbysjen e diktaturave.

Edi Rama nuk largohet me votë, Edi Rama largohet vetëm me mosbindje civile”, tha Berisha.

Etiketa: berishaprotestaRama

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Para
Katargate/ “Nuk njoh më askënd, as partnerin tim” tha Eva Kaili

Katargate/ “Nuk njoh më askënd, as partnerin tim” tha Eva Kaili

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com