GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I dyshuar për vrasjen e Ilir Hidrit në Ekuador, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar (Emri)

15:23 - 06/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I dyshuar për vrasjen e Ilir Hidrit në Ekuador, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Remzi Azemi, shtetas i Kosovës, i shumëkërkuar në listën e Interpolit, është arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut. Azemi kërkohej nga autoritetet në Ekuador për veprën penale të vrasjes.

Azemi ishte i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri, krim i ndodhur në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Siç raporton gazeta ekuadoriane El Universo, gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e Azemit me këtë krim.

Azemi ishte në njoftim të kuq në listën e Interpolit për atë vrasje.

Njësia Gjyqësore Kriminale Jugore, me seli në Guayaquil, kishte lëshuar një urdhër arresti për të në vitin 2021. “I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, tha Policia.

Ilir Hidri është vrarë me armë zjarri në Guayaquil, qytetin ekuadorian në Amerikën e Jugut. Sipas mediave ekuadoriane,40-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri pranë tregut të Bashkisë së Grau Ruiz, në periferi të Guayaquil.

Në atë kohë raportohej se shqiptari dyshohet se ishte infiltruar në një rrjet trafiku kokaine. Hidri kishte shkëmbyer informacion me policinë për kokainën, ndërsa mësohet se qëndronte në Ekuador prej tre muajsh.

Hidri kishte mbërritur nga një makinë në një rrugë në jugperëndim të qytetit. Pasi zbriti, eci disa metra në trotuar kur pas shpinës së tij u shfaq një njeri me ngjyrë. Hidri u kthye dhe autori e qëlloi me armë zjarri. Atentati ndodhi rreth orës 8 të mbrëmjes së 1 qershorit 2017.

Nga plumbat që morri, në pjesën e syve dhe në mjekër, Hidri u rrëzua në tokë, duke humbur jetën. Ndërkohë, autoriu arratis në një motor, që drejtohej nga një bashkëpunëtor i tij. Sipas dëshmitarëve, Hidri kishte veshur këmishë, pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht. Atij iu gjetën tre telefona celularë dhe një sasi parash.

Menjëherë pas vrasjes, policia bastisi pronën që dyshohet se është marrë me qira nga viktima, por në emër të palëve të treta, ndërsa gjatë kontrollit të banesës u gjetën edhe disa doza kokaine.

Etiketa: ilir hidriKryesore1remzi azemiShqiptari

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Del në breg peshkaqeni i rrallë, brenda iu gjet…

Del në breg peshkaqeni i rrallë, brenda iu gjet…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com