GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vrasësi serial që përdorte pilula gjumi, 11 kafka viktimash iu gjetën në shtëpi

22:52 - 06/12/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dolën për gjueti, si ndodhi plagosja e djeshme në Kurbin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në emisionin Opinion në Tv Klan është diskutuar për vrasësit serialë dhe psikologjinë e tyre.

Jeffrey Dahmer ka qenë një vrasës serial në Amerikë që veproi në vitet 1978-1991, i akuzuar për vrasjen e 17 personave.

Gazetari Spartak Koka, i ftuar në studio, analizoi metodologjinë kriminalistike të Jeffrey Dahmer.

Një pjesë të viktimave, Jeffrey Dahmer i kishte vrarë në shtëpinë e gjyshes, ndërsa të tjerët në shtëpinë e tij.

E pikërisht në banesën ku jetonte, hetuesit gjetën kafka të viktimave të tij.

“Jeffrey Dahmer rrëfen se përse ai vriste në këtë lloj mënyre, ishte një dëshirë seksuale e deformuar, ndjenja e zbrazëtisë, vetmia. Dhe rrëfimi i tij i publikuar në Netflix ka bërë bujë, por fillesat e këtij personazhi i cili është një nga personazhet atipik nga serialkillerat është sepse ai ka treguar një modus-operandis të njëjtë. Në klasë të katërt, ai bënte një muze me mbetje kockore të kafshëve, në klasën e 9-të kishte hapur një derr të ngordhur dhe kokën e derrit e kishte marrë dhe e kishte konservuar në shtëpi dhe të njëjtën gjë ai bënte dhe me viktima të cilët më pas i vriste. Edhe në rastin e kafshëve, ai nuk është se i vriste, i gjente të ngordhura dhe më pas i hapte dhe kishte një lloj dëshire të tij për të parë organet e brendshme të kafshëve, të njëjtën gjë bënte dhe me njerëzit.

Ai përdorte pilula gjumi me të cilat i vinte në gjumë viktimat dhe më pas i mbyste me lak ose i vriste me mënyra të tjera. Një pjesë të vrasjeve i ka bërë në shtëpinë e gjyshes, gjyshja flinte sipër ai i kryente vrasjet poshtë. Pjesën tjetër i ka bërë në apartamentin e tij. I është gjetur në shtëpi, eksperti që ka bërë ekspertizën e shtëpisë së tij, thotë që hyra në shtëpinë e djallit sepse brenda aty gjeti 11 kafka personash, të cilat i mbante në shtëpi. Kishte një tip kazani të madh aty ku ai me acid treste trupin e njeriut dhe mbante një pjesë të kockave dhe mbetjet likuide të trupit i shkarkonte në tualet. Dhe sistemi i kapjes së Jeffrey Dahmer dështoi, sepse vetëm 1 muaj përpara se sa ai të arrestohej, një djalë rreth 14 vjeç të cilin e kishte droguar dhe i kishte injektuar në pjesën e ballit një lloj acidi, del jashtë dhe banorët njoftojnë se ky djalë i ri është potencialisht në një sulm ose dhunë.

Policia i shpërfill telefonatat e banorëve dhe e konsideron raportin mes tyre si çështje mes dy personave gay dhe nuk e avancon investigimin. Ishte një person të cilin ai e rekrutoi për 50 Dollarë, i tha do bëjmë foto dhe do të paguaj 50 Dollarë, dhe në këtë rast ai përdorte dhe një film. Ekzorcist 3 ai e përdorte në momentin kur ai pasi i kishte përgjumur viktimat, kryente rituale të ngjashme si tek filmi horror dhe ky person arriti t’i shpëtonte dhe njoftoi policinë. Aty pastaj ishte një zbulim hap pas hapi në kuptimin e provave. Në një shtëpi kaq të vogël zbuloheshin prova pafund të vrasjeve të tij”, u shpreh gazetari Spartak Koka.

Etiketa: Kafkakrimevrases

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Vrasja e Liridonës, gazetari: Shkaku i krimit te bisedat mes Naimit dhe nipit të tij

Vrasja e Liridonës, gazetari: Shkaku i krimit te bisedat mes Naimit dhe nipit të tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Champions League, aty ku spikat dueli i gjigantëve të futbollit...

Lexo më shumë
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com