Policia e Tiranës ka njoftuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur ditën e sotme, në rrugën “Bedri Karapici”.
Sipas Policisë, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Discussion about this post