GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A do të garojë Argita Malltezi për kryetare e PD? Ja ç’thotë Berisha

21:25 - 07/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis punimet Kuvendi Kombëtar, kush e shoqëron Sali Berishën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha, kreu i demokratëve dhe ish-Kryeministër, u shpreh mbrëmjen e sotme se vajza e tij, Argita Malltezi nuk do të garojë përballë babait të saj për postin e kreut të PD-së. Por Berisha nuk përjashtoi kandidimin e Malltezit për çdo post në parti, pas largimit të tij si kryetar.

I pyetur nga gazetari Lorenc Vangjeli, në Syro TV, për fjalimin e Argita Malltezit në Kuvendin Kombëtar të PD, Berisha tha “se çfarë do të bëjë Argita Malltezi në të ardhmen e saj, unë nuk mund ta them, dhe këtë ta them haptas. Por për një gjë të jeni i sigurtë, që nuk do të jetë ajo që do të garojë me të atin e saj. Për këtë 100%”.

“Unë kam kodin tim, që i përmbahem.

Pas meje unë nuk jam përgjegjës se çfarë mund të ndodhë. Unë them që ajo është një njeri që ka të drejtën si çdo demokrate e demokrat, të marrë pjesë në garat, cilat të dojë.

E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është që ajo të garojë me ta atin e saj.

Kjo nuk ndodh. Nuk mund të bëhet partia familje”, tha Berisha.

Lidhur me komisionet hetimore, Berisha tha se ato janë hallka e fundit e kontrollit të qeverisë.

Berisha theksoi, se drejtësia nuk e kontrollon më Ramën, pasi raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit i hedhin në plehra.

“Rama ka mbledhur pardje Fatmir Xhafën, Arben Rakipin, Taulant Ballën dhe kanë hartuar ligjin për të përjashtuar për 2 muaj deputetët nga parlamenti. Ai po shkelmon sovranitetin e brendshëm të vendit, në kuptimin e sovranitetit si fuqi e qytetarëve për të kontrolluar qeverinë. Ato komisione ngelën të fundit. Drejtësia nuk e bën më, raportet e Kontrollit të Lartët të Shtetit i hedh të gjitha në kosh, nuk pyet fare nëse ekziston. Ai ka dalë tani mbi çdo lloj kontrolli të çdo lloj natyre dhe vendos kontrollin e tij personal. Absolutarizmi është kur pushteti vendoset në një dorë, të gjitha pushtetet në një dorë”, tha Sali Berisha.

Etiketa: Argita MallteziberishaKryesore1

Lajme të lidhura

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Para
E papritur/ Ditmir Bushati përfshihet nga incidenti në Athinë (FOTO)

E papritur/ Ditmir Bushati përfshihet nga incidenti në Athinë (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com