GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Allegri-Buffonit: Kujdes me deklaratat, perceptimet s’janë realiteti

21:56 - 07/12/23
në Lajme, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Allegri-Buffonit: Kujdes me deklaratat, perceptimet s’janë realiteti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Juventusi luan nesër në 20:45 kundër Napolit në Torino për javën e 15-të në Serie A. Në prag të këtij dueli për mediet foli Max Allegri, trajneri i “Zonjës”. Livornezi tregoi se objektivi është që të sigurojnë më shumë pikë se sezoni i kaluar, ndërsa ceku edhe rastin Pogba. Më pas trajneri u ngacmua edhe për deklaratat e ish-portierit Buffon.

“OBJEKTIVI I JUVES – Qëllimi ynë është të grumbullojmë më shumë pikë se sezonin e kaluar, në fund të fazës së parë. Nëse nuk gaboj ishin 38 pikë, jo pak. Këtë sezon kemi 33 pikë, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje. Ne synojmë majën, gjithmonë. Kur luan për Juventusin duhet të dish të jetosh me presion dhe kjo është e bukura e kësaj pune. Nesër nuk mbaron kampionati apo sezoni, rruga është ende e gjatë. Prandaj, objektivi numër një është të përpiqemi të tejkalojmë sezonin e kaluar, kuotën 38 pikë për fazën e parë. Për ta bërë këtë duhet të bëjmë ende shumë. Na presin dy përplasje direkte, kemi 33 pikë, duhet të marrim maksimumin, pastaj të shohim se ku do të arrijmë. Çfarëdo që të ndodhë, sezoni nuk mbaron nesër. Le të ruajmë ekuilibrin, që është forca për të përballuar sezonin. Kjo vlen në momente pozitive dhe negative.

KUSH RIKUPEROHET PËR JUVE-NAPOLI – Allegri konfirmon rikuperimin e plotë të Danilo dhe Locatelli, ndërsa Weah do të jetë ende jashtë, si dhe De Sciglio me Fagioli. Pogba mbetet i pezulluar.

RREZIKU NGA NAPOLI – Nesër do të jetë e vështirë, e komplikuar. Napoli pavarësisht humbjes në ndeshjen kundër Interit, kishte mundësi të shkëlqyera. Ka marrë disa pikë jashtë shtëpisë, çka përbën një udhërrëfyes të rëndësishëm.

KUSH LUAN JUVE-NAPOLI – Allegri nuk flet shumë për formacionin: Nesër do të vendos mes Danilos dhe Alex Sandros, i cili është rikthyer shumë mirë, por ka kohë që ka munguar. Ndoshta do ta ndajë lojën për të dy. Jemi në gjendje të mirë fizike dhe mendore.

RASTI POGBA – Allegri preferon të mos iu përgjigjet pyetjeve për skualifikimin e mundshëm të Pogba, për të cilin Prokuroria Antidoping kërkoi 4 vite: Nuk mund të përgjigjem, ka gjykime të tjera që duhen bërë. Ne i kemi shkruar njëri-tjetrit me mesazhe, do të pres si do të zhvillohet situata.

Buffon tha se këtë vit Juventusi e ka gjetur sërish shpirtin, a jeni dakord? Nuk krahasohet me vitin e kaluar. E kam thënë që objektivi i parë është të kalojmë kuotën e 38 pikeve, sepse vitin e kaluar patëm një raund të parë të mirë pavarësisht vështirësive që patëm, sepse ajo që perceptohet nuk është realitet, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, shumë të qetë dhe të drejtë. Te mendojme për të punuar, nuk ka asgjë tjetër për të bërë. Ne bëjmë një punë ku në fund të lojës duhet të sillni pikë në shtëpi, nuk ka asgjë tjetër. Përmirësimi i pikëve të vitit të kaluar do të thotë edhe përmirësim në renditje”, tha Allegri.

Me 33 pikë, Juve mban vendin e dytë, dy pikë më pak se Interi.

Etiketa: AlegribuffonJuventusi

Lajme të lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Para
Can Yaman fotografohet duke flirtuar me aktoren e njohur pas ndarjes nga Diletta Leotta

E paditi ish-bashkëshorti, Apeli dënon Rudina Dembacajn/ Ja ç'parashikon vendimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com