GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lista e plotë/ 15 urdhër-arreste nga SPAK për inceneratorin e Tiranës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimi për Alda Klosin, SPAK e shtyn me 3 muaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës. Mes emrave që kërkohet arrestimi ishte edhe Taulant Tusha, një prej drejtorëve më të besuar të Erion Veliajt. Urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi, i cili ka zhvilluar hetimet për këtë aferë. SPAK ka kërkuar arrest me burg për 9 persona dhe për 6 të tjerë masa e sigurisë arrest shtëpie.

Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Urdhër-arreste përfshijnë:

Taulant Tusha-arrest në burg

Lefter Koka- arrest në burg

Alqi Bllako- arrest në burg

Pëllumb Abeshi- arrest në burg

Mirel Mërtiri- arrest në burg

Klodian Zoto- arrest në burg

Erjon Murataj- arrest në burg

Bledar Karoli- arrest në burg

Alba Thoma- arrest shtëpie

Valbona Ballgjini- arrest shtëpie

Taulant Tusha- arrest në burg

Namik Simixhiu- arrest në burg

Sidita Kopliku- arrest shtëpie

Jetmir Llapaj- arrest në burg

Sidita Tola- arrest shtëpie

Në korrik të 2023, SPAK vendosi nën sekuestro inceneratorin e Tiranës dhe në të njëjtin muaj është marrë në pyetje edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Sipas SPAK sekuestro u vendos pasi gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

Avokatët e kompanisë koncesionare kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku dhe kanë kërkuar heqjen e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për presion juridik “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij.

Pas këtij vendimi, kompania i kaloi në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. Administratori Shtetëror, Arjan Baçi më herët u shpreh se janë disa bashki të qarkut të Tiranës, të cilat nuk kanë shlyer detyrimet.

Etiketa: Emratincenerator tiraneKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Përfshihet nga flakët banesa e një të moshuari në Fier, dyshohet se…

Përfshihet nga flakët banesa e një të moshuari në Fier, dyshohet se…

Discussion about this post

TË FUNDIT

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26

Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar në raportin për Shqipërinë se korrupsioni, zbatimi i pabarabartë i ligjeve, burokracia dhe mungesa...

Lexo më shumë
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

20:25 - 30/09/26
“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

20:03 - 30/09/26
“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

19:52 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com