GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ambasadori britanik: Mbështesim totalisht SPAK, ja kur shpallen “non grata-t” e reja …

18:13 - 09/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori britanik paralajmëron “non grata” të reja së shpejti

Alastair King Smith

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith, paralajmëroi të tjera “non grata” për politikanët shqiptarë, por jo vetëm.

“Ne mbështesim tërësisht sistemin gjyqësor të Shqipërisë, në veçanti institucione si SPAK. Nuk komentojmë rastet individuale, por ajo që mund të them është se jemi të angazhuar të pengojmë lidhjet mes kriminalitetit, korrupsionit dhe politikës. Do të marrim masa kur ta konsiderojmë të përshtatshme”, tha diplomati britanik në podkastin “Inside Albania” nga gazetarja Alice Taylor.

Ambasdori King-Smith zbuloi një sërë projektesh në të cilat ambasada është e përfshirë për të ndihmuar ekonomikisht zonat veriore të Shqipërisë, ku fenomeni i largimit të të rinjve, sidomos drejt Mbretërisë së Bashkuar, është më i theksuar.

“Kemi ngritur disa qendra sipërmarrjeje për të rinjtë. Kemi hapur një në Kukës, do të ketë edhe të tjera, në Dibër. Do të nisim programe me shkollat. Sigurojmë gjithashtu grante për bizneset e vogla, që individët të hapin biznese dhe të marrin njerëz në punë”, u shpreh ai.

Ambasadori komentoi shifrat e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar. Krahasuar me 2022, niveli i tyre gjatë këtij viti ka rënë me 90%.

“Apeli im për çdo të ri që mendon të ikë ilegalisht, është të mos e bëjnë. Ka mënyra të ligjshme për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Kemi hapur një qendër aplikimesh për viza në veri për të lehtësuar ikjen dhe për të treguar se jemi të hapur për punë”, shtoi ambasadori.

Ai ndau disa detaje nga dokumentet e rëndësishme që Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nënshkroi në Londër, pas takimit me homologun britanik, James Cleverly.

“Është një pjesë shumë e rëndësishme e marrëveshjes tonë, brenda kontekstit të Komunikatës së Përbashkët që dy kryeministrat tanë nënshkruan vitin e kaluar. Deklarata e bashkëpunimit nënkupton se do të ketë shkëmbime, operacione policore, do të intensifikojmë atë që bëjmë përmes task forcës së emigracionit, do të shohim si mund të mbështesim transformimin brenda Policisë. Ne tashmë e shohim Policinë e Shtetit si një partner të mirë për të bashkëpunuar”, tha diplomati britanik.

Etiketa: BritaniaKing SmithKryesore1non grata

Lajme të lidhura

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër
Aktualitet

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Para
Përmendi kanunin, vëllai i Liridonës i përgjigjet Murselit

Përmendi kanunin, vëllai i Liridonës i përgjigjet Murselit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com