GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndodh edhe kjo! Gjyqtari godet me thikë futbollistin gjatë ndeshjes

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Ndodh edhe kjo! Gjyqtari godet me thikë futbollistin gjatë ndeshjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gjyqtar raportohet se e ka goditur me thikë një futbollist gjatë një ndeshje të grupmoshave në Argjentinë, në një përleshje, ku lojtari perfundoi në spital me një mushkëri të shpuar.

Gjyqtari Remigio Armoa është arrestuar pasi ka goditur me thikë një lojtar gjatë një ndeshje në provincën e Misiones.

Ky incident tragjik ka ndodhur pas një përleshjeje që ndodhi mes lojtarëve të të dyja ekipeve, duke përfshirë edhe gjyqtarin.

Armoa më pas e nxori thikën dhe goditi njërin prej lojtarëve në gjoks. Viktima u rrëzua në fushë dhe më pas u nxor nga fusha me ndihmën e bashkëlojtarëve.

Viktima, i identifikuar si Kevin A. nga mediat lokale, pësoi një shpim në mushkëri si pasojë e këtij sulmi.

Sidoqoftë, falë ndërhyrjes në kohë të ekipit mjekësor ai tanimë është jashtë rrezikut për jetën. Imazhet e publikuara më vonë treguan atë duke vazhduar procesin e rikuperimit në spital, me një fashë në anën e majtë të gjoksit.

“Kevin është mrekullisht gjallë. Për familjen, është një moment mjaft delikat pasi ai është Messi i familjes. Ai është një djalosh që e ka dhuratë nga Zoti talentin për futboll”, ka thënë xhaxhai i tij.

Armoa u përpoq të ikte, por më vonë u kap nga policia lokale, e cila gjeti edhe thikën e përdorur gjatë kryerjes së aktit.

Aktualisht policia argjentinase po heton rastin, ndërkohë lojtari po vazhdon rikuperimin e tij nën mbikëqyrjen e personelit mjekësor.

 

Lajme të lidhura

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht
Breaking Views

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

17:06 - 31/07/26
Para
Burri porositi vrasjen e gruas, flet vëllai i Liridonës: Do ta zhvarrosim trupin…

Vrasja e Liridona Ademajt/ Arrestohet një i katërt, u shiti armën e krimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!
Aktualitet

Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

11:06 - 01/08/26

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar më shumë debat dhe transparencë për Reformën Territoriale, duke ngritur shqetësimin se...

Lexo më shumë
“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik

“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik

10:47 - 01/08/26
Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

10:22 - 01/08/26
Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com