GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazment Nebiu i shkruan gjykatës: Më rigjykoni, s’kam dijeni për dënimin me 25 vite burg

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazment Nebiu i shkruan gjykatës: Më rigjykoni, s’kam dijeni për dënimin me 25 vite burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Nebiu, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Vlorë gjatë periudhës 1997-2000 dhe anëtar kryesor i bandës së armatosur të “Gaxhait”, ka thyer heshjen e arratisë së tij, duke depozituar një kërkesë në sekretarinë e Gjykatës së Lartë.

Përmes kësaj kërkese të firmosur nga vetë Nebiu, i dënuari me 25 vite burgim dhe një ndër njerëzit më të kërkuar të Drejtësisë Shqiptare, kërkon nga Gjykata e Lartë, ti rihapë çështjen penale ku ai rezulton të jetë dënuar në mungesë.

Prej shumë vite Policia e Shtetit e kërkon Nebiun si njeriun që qëndron në Top-Listën e personave që duhet të arrestohet.

Por në kërkesën drejtuar Gjykatës të firmosur nga vetë Nebiu thuhet se:

”…unë, i dënuari Gazmend Nebiu, nuk kam pasur asnjë dijeni në lidhje me vendimmarrjet e Gjykatës së Krimeve të Rënda deri në datën 20 prill 2022, datë në të cilën jam vënë në dijeni nga familjarë të mi.

Nëpërmjet kësaj kërkese të paraqitur kërkoj rishikimin e vendimeve penale të dhëna në ngarkimin tim si dhe pezullimin e vënies në ekzekutim të tyre…”.

“Ora News” mëson se kërkesa e Gazment Nebiut është rregjistruar në Gjykatën e Lartë në 6 dhjetor 2023 dhe pritet që çështja të shqyrtohet nga relatori i dosjes Medi Bici.

Nebiu ka qenë pjesëtar i bandës së armatosur e njohur si “Banda e Kakamit” dhe për këtë arsye Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Krijimi i bandës së armatosur”, “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur”, “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” dhe “Armëmbajtja pa leje, në kuadrin e bandës së armatosur”.

Nebiu, ndodhet në Top-Listën e personave më të kërkuar nga Policia e Shtetit, pasi 1 vit më parë emri i tij ndodhej mes tre personazheve më të kërkuar si Dritan Rexhepi dhe Bledar Mneri.

Etiketa: Gjykatenebiu

Lajme të lidhura

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi
Aktualitet

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi

10:04 - 02/10/26
Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar
Aktualitet

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Aktualitet

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Para
Arrestohet 59-vjeçari në Vlorë, kanosi me thikë nipin e tij

Plagosi me thikë 17-vjeçarin në Lushnjë, shoqërohet autori i mitur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi
Aktualitet

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi

10:04 - 02/10/26

Këngëtari fierak Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pas një informacioni të marrë në rrugë operative,...

Lexo më shumë
Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

09:17 - 02/10/26
Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

Videot intime në rrjet/ Dëshmia e Adrian Hilës: I kam vendosur vetë kamerat, kisha frikë se më vidhnin!

08:54 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com