GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Babagjyshit i ‘bllokohen’ dhuratat në Kanalin e Panamasë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Babagjyshit i ‘bllokohen’ dhuratat në Kanalin e Panamasë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prindërit në Europë që kanë parashikuar t’u blejnë fëmijëve të tyre celular të ri apo pajisje elektronike si dhuratë për Krishtlindje duhet të mendojnë për një zgjidhje alternative pasi vonesat e transportit të mallrave nga Kina, po kërcënojnë edhe festat.

Anijet e mëdha të kontejnerëve që transportojnë “dhuratat” ose sendet jetike për sezonin festiv po përjetojnë javë të tëra vonesash në Kanalin e Panamasë, ku niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, duke vështirësuar lëvizjen e tyre.

Anijet tashmë po presin një ose dy javë në radhë në vend të tetë deri në dhjetë orëve, që ka qenë një normë e zakonshme më parë.

Kjo do të thotë që blerësit të cilët po presin iPhone-ët e rinj, televizorët, biçikletat për stërvitje, rrobat dhe dritat e pemëve, mund të mos i marrin ato në kohë për Krishtlindje.

Sipas Marine Traffic rreth 176 anije nga Kina dhe Lindja e Mesme kaluan Kanalin e Panamasë këtë javë, ose 71 më pak se vitin e kaluar.

Disa kompani kanë paguar deri në 4 milionë dollarë për të lëvizur në pjesën e përparme të radhës dhe për të anashkaluar kohën e pritjes, e cila duke përllogaritur një mesatare të përgjithshme është rritur nga 4.3 ditë në 7 nëntor në 11.7 ditë gjatë dhjetorit, sipas të dhënave të Autoritetit të Kanalit të Panamasë.

Përpara se rruga jetike e transportit të përjetonte vonesa, rreth 38 anije kalonin çdo ditë, por me nivelin e kufizuar të ujit, vetëm 24 anije kanë mundur të kalojnë çdo ditë që nga 7 nëntori.

Disa anije po ndryshojnë kursin e lëvizjes duke përshkuar Kanalin e Suezit për të shmangur vonesat. Një ndër to është Slot-Nielsen me bazë në Londër, por kjo lëvizje duhet thënë se po i ngarkon klientëve koston shtesë të rrugës më të gjatë, e cila zgjat 32 ditë.

Bllokimi në kanal mund të ketë një ndikim më të gjerë në të gjithë zinxhirin global të furnizimit, me ekspertët që paralajmërojnë gjithashtu se Krishtlindjet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë do të preken ndjeshëm.

Marco Forgione, nga Instituti i Eksportit dhe Tregtisë Ndërkombëtare, i cilësoi vonesat katastrofike. “Ka mallra që nuk do të jenë këtu në kohë për Krishtlindje”, tha ai për Sunday Mirror.

Etiketa: babagjyshDHURATA

Lajme të lidhura

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Para
Manchester City kundër Arsenalit pa Haaland?

Guardiola në hall, humbet pak orë para ndeshjes edhe Haaland

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja pritet të shpallin në samitin e tetorit një partneritet të ri dhe më të gjerë, që...

Lexo më shumë
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com