GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spanja kërkon ekstradimin, Media spanjolle: Amant Josifi gëzon mbështetje politike në Shqipëri

14:28 - 10/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Spanja kërkon ekstradimin, Media spanjolle: Amant Josifi gëzon mbështetje politike në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta spanjolle El Pais i ka kushtuar një artikull përpjekjeve të autoriteteve, të cilat kërkojnë ekstradimin e biznesmenit shqiptar Amant Josifit nga Dubai në Spanjë.

Në një shkrim të gazetares Rebeka Carranco thuhet se “një prokuror, një gjyqtar dhe një ekip policie janë duke luftuar për gati gjashtë vjet për të çmontuar atë që ata e konsiderojnë si një rrjet global për mashtrimin e mijëra personave me investime të rreme financiare”.

Objektivi, thuhet në shkrim, është arritja e ekstradimit të Amant Josifit, 35 vjeç, biznesmen i njohur shqiptar, ish-këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, tashmë banues në Dubai.

“Gjykata e ka kërkuar që në nëntor të vitit të kaluar, kur në Shqipëri u zhvillua një operacion europian në disa call centera në pronësi të Josifit, ku persona të punësuar mashtronin qytetarët nga e gjithë bota.

Ata nuk gjetën asnjë gjurmë të biznesmenit dhe që nga ajo kohë ai figuron zyrtarisht si i arratisur nga drejtësia.

Sipas urdhrit të ekstradimit, hetuesit e akuzojnë atë se ka luajtur “një rol udhëheqës në një organizatë kriminale ndërkombëtare që, me përdorimin e inxhinierisë sociale, përfiton nga kryerja sistematike e mashtrimeve shumë të sofistikuara”, thuhet në shkrimin e El Pais.

“Josifi gëzon një mbështetje politike dhe sociale në vendin e tij, i cili e përjetoi si tërmet operacionin e arrestimit të tij një vit më parë. Si dhe arrestimin e tij zyrtar të mëpasshëm më 4 shtator në Dubai, nga i cili u lirua, në pritje të kërkesës për ekstradim në Spanjë. Kreu i gjykatës hetimore numër 2 të La Seu d’Urgell e bëri këtë më 15 shtator, me një urdhër të apeluar nga mbrojtja e biznesmenit. Hetimi që përfshin Josifin është një nga më të rëndësishmit e kryer në Spanjë dhe Evropë, ku përfshihen edhe vende të tjera, si Gjermania, Finlanda apo Suedia. Policia vlerëson se ka më shumë se 235,000 ‘viktima’, të një organizate që fiton 400 euro në minutë dhe 50 milionë çdo tremujor dhe që ndryshon emrat, domenet dhe vendet sa herë që përpiqet dikush ta ndalojë. Vetëm në Spanjë, ata kanë zbuluar rreth 17,000 ‘viktima’ të mundshme.

Vetëm në qytetin e La Seu d’Urgell janë identifikuar 47 raste, në një mashtrim prej më shumë se 3.3 milionë, dhe 500 ankesa të tjera në të gjithë territorin”, thuhet në shkrim.

Në këtë kuadër, hetuesit pohojnë se Amant Josifi ka rolin kryesor dhe për këtë arsye gjyqtari kërkon ekstradimin e tij në Spanjë.

Nga ana tjetër, biznesmeni pretendon se ka marrë me qira vetëm qendrat e thirrjeve dhe distancohet nga çdo aktivitet kriminal. Avokati mbrojtës i tij Gonzalo Boye thotë se Josifi është në dispocion të gjykatës, madje i është ofruar disa herë të dëshmojë me videokonferenca.

Ai argumenton se ekstradimi nuk përputhet me parimin e “proporcionalitetit”, përveç nëse objektivi “është vetëm dhe ekskluzivisht burgosja e z Josifi”.

Prandaj, ai argumenton se ekstradimi i tij do të ishte një “masë joproporcionale, e panevojshme dhe e papërshtatshme, lëshimi i kërkesës për ekstradim është në kundërshtim të hapur me rregulloret e Unionit”.

Ndërkohë gjykata këmbëngul se ekziston rreziku i lartë i arratisjes dhe përsëritjes së krimit, në një betejë ku tashmë fjalën e parafundit e ka Gjykata e Lleidas në Spanjë, mbyllet artikulli i gazetës së madhe spanjolle.

Etiketa: Amant JosifiKryesore1

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Para
Bëri 6 vite burg, shpallet i pafajshëm shqiptari në Greqi

Arrestohet nga pala greke në Kakavijë shqiptari i shumëkërkuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Lexo më shumë
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com