SPAK ka mbyllur sytë ndaj Kryebashkiakut Erion Veliaj në aferën e inceneratorit të Tiranës.
Kështu deklaroi ish-deputeti Belind Këlliçi, ndërsa theksoi se Erion Veliaj për këtë afere ka kryer disa komunikime te tjera shkresore dhe me Ministrinë e Financave gjate kohës qe drejtohej nga Shkëlqim Cani, e cila i ka kërkuar qe Bashkia Tirane te qartësoje mire kërkese e ligjit 125/2013 i ndryshuar dhe akteve nen ligjore dhe i ka riperseritur këto kërkesa Copy Paste kur ministër behet Arben Ahmetaj, i cili i jep një përgjigje me shteruese se dosja është me mangësi të thella dhe se Bashkia e Tiranes nuk ka asnjë argument qe PPP është përzgjedhja e duhur dhe perse ky koncesion duhet te këtë mbështetje buxhetore nga qeveria.
Këlliçi theksoi se nga dosja hetimore e përgatitur për Arben Ahmetaj, ka informacione më të detajuara që rëndojnë akuzën penale ndaj Erion Veliajt, por mungojnë në dosjen e inceneratorit të Tiranës.
DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI
Siç u përmend dhe pak me pare, çuditërisht ne vendimin e javës se shkuar, prokurori i dosjes se inceneratorit te Tiranes, ka patur amnezi te theksuar dhe nuk ka mundur te shohë fakte dhe prova te pamohueshme, duke harruar kështu dhe mos përmendur emrin e Erion Veliajt asnjëherë te vetme ne dosjen prej 109 faqesh.
Konkretisht, pas analizës që u kemi bërë akteve më poshtë:
1- Vendimi i GJKKO i datës 28.07.2023 për vendosjen e masës se sekuestros për Inceneratorin e Tiranes. (Arben Kraja, Dritan Prençi)
2- Vendimi i GJKKO i dates 07.12.2023 për vendosjen e masave te arrestit për Komisionin e Vlerësimit te Koncesionit dhe disa shtetas te tjerë, (Dritan Prençi)
3- Relacioni i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Arben Ahmetaj i datës 07.07.2023 ( Altin Dumani)
Kemi konstatuar mbylljen e syve të SPAK ndaj Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Rrethanat e faktit dhe analiza e provave fillojnë ne faqen 3 te vendimit te dates 07.12.2023 dhe janë copy paste me vendimin e datës 28.07.2023 :
1- Bashkia Tirane me shkresën nr.22239 date 23.12.2015, ka njoftuar Ministrinë e Mjedisit se Bashkia Tirane se bashku me Korporatën Ndërkombëtare Financiare ( IFC) kane përfunduar studimin për përmirësimin e shërbimit dhe trajtimit te mbetjeve ne Qytetin e Tiranes dhe per mundësinë e përfshirjes se sektorit privat nëpërmjet PPP
2- Me shkresën kthim përgjigje te Ministrisë se Mjedisit, nr.1469 prot., date 03.03.2016 konfirmohet se midis stafeve teknike te dy institucioneve është arritur ne përfundimin qe kjo procedure te vazhdohet nga Ministria e Mjedisit duke propozuar ngritjen e grupeve te përbashkëta te punës.
Por, në vendimin e dhënë për Arben Ahmetaj konstatohet se Erion Veliaj për këtë projekt nuk ka komunikuar vetëm me Ministrinë e Mjedisit por i është drejtuar dhe Ministrise se Financave dhe Ekonomisë, citojmë faqe 108:
‘Me shkresën nr.2657 prot date 28.01.2016 Kryetari i Bashkise Tirane, Erion Veliaj, i është adresuar Ministrit te Financave Shkëlqim Cani me një shkrese, me lende ‘Përmirësimit te menaxhimit te mbetjeve urbane për qytetin e Tiranes’ ne te cilën parashtron se ‘Bashkia Tirane, ne vijim te përmirësimit te shërbimit për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve te qytetit te Tiranes, ka përfunduar studimin e fizibilitetit me IFC, për mundësinë e përfshirjes se sektorit privat nëpërmjet PPP ne përputhje me ligjet ne fuqi, si dhe strategjinë kombëtare te menaxhimit te mbetjeve urbane kopje te se cilës do ta gjeni bashkëlidhur. Pozicioni strategjik i landfillit ekzistues si dhe nje sere faktorësh te tjerë tekniko ekonomik dhe ambientale përbejnë nje baze mjaft te mire per zgjidhjen prespektive te aktivitetit te depozitimit dhe te menaxhimit te mbetjeve te qytetit te Tiranes. Opsioni i zgjerimit te landfillit te Sharrës është vlerësuar dhe nga ekspertet e JICA-se ne kuadër te master planit te menaxhimit te mbetjeve per qytetin e Tiranes. Bazuar ne sa me sipër kërkohet miratim i MF për ketë nisme, e cila do te siguroje një shërbim cilësor dhe sipas standardeve evropiane per qytetaret dhe mjedisin ne Tirane… ‘ Bashkëlidhur është projekti i menaxhimit te mbetjeve ne Tirane i nëntorit 2015.’
Me shkresën nr. 1366/1 prot date 04.02.20216 te Ministrisë se Financave, konkretisht Ministri Shkëlqim Cani, i është drejtuar kryetarit te Bashkise Tirane, shtetasit Erion Veliaj me lende ‘Permiresimi i menaxhimit te mbetjeve Urbane per qytetin e Tiranes’ eshte parashtruar se: … Nga shqyrtimi i praktikes konstatojmë se ne shkresën e dërguar kërkohet miratim i Ministrisë se Financave referuar ligjit 135/2013 ‘Për koncesionet dhe partneritetin publik privat’ i ndryshuar, MF shqyrton kërkesën për mbështetje financiare vetëm nëse referuar studimit te fizibilitetit rezulton se projekti ka nevoje për mbështetje financiare. Ne këtë rast praktika i nënshtrohet parashikimeve dhe kërkesave te neneve 17 dhe 18 te VKM nr.575/2016 ‘Per miratimin e rregullave dhe vlershmin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat’ dhe vetëm pas dërgimit dhe vlerësimit te te gjithë dokumentacionit te parashikuar ne nenin 19 te këtij akti nënligjor. Ne këtë rast sugjerojmë qe Bashkia e Tiranes te qartësoje dhe saktësoje nëse projekti kerkon ose jo miratim ne baze te nenit 42 te ligjit nr 125/2013 ‘Për koncesionet dhe partneritetin publik privat’ i ndryshuar.
Ne faqen 110 te relacionit per Arben Ahmetaj Prokurori Dumani rendit se:
Me shkresën nr 8100 prot date 11.03.2016 Kryetari i Bashkise Tirane, shtetasi Erion Veliaj i ka dërguar Ministrit te Financave Arben Ahmetaj, shkresën me lende ‘ Përmirësimi i Menaxhimit te Mbetjeve Urbane për qytetin e Tiranes’. Ne përmbajtje te shkresës parashtrohet se Bashkia Tirane, ne vijim te përmirësimit te shërbimit për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve te qytetit te Tiranes, ne bashkëpunim me IFC ka përfunduar studimin e fizibilitetit për mundësinë e perfshirjes se sektorit privat nëpërmjet partneritetit publik privat, ne përputhje me ligjet ne fuqi, si dhe strategjinë Kombëtare te Menaxhimit te mbetjeve urbane, kopje te se ciles gjendet bashkëlidhur.
Pozicioni strategjik i landillit ekzistues si dhe një sere faktorësh te tjere tekniko-ekonomik dhe ambiental, përbejnë një baze mjaft te mire per zgjidhjen perspektive te aktivitetit te depozitimit dhe menaxhimit te mbetjeve te qytetit te Tiranes. Opsioni i zgjerimit te landfillit te Sharrës është vlerësuar dhe nga ekspertet e JICA-se ne kuadër te master planit te menaxhimit te mbetjeve për qytetin e Tiranes. Bazuar ne sa me sipër, kërkojmë miratimin per ketë nisme e cila do te siguroje nje shërbim cilësor dhe sipas standardeve evropiane për qytetaret e Tiranes.
Ne praktiken e Ministrisë se Financave është administruar një studim fizibiliteti, projekti i menaxhimit te mbetjeve ne Tirane i muajit mars 2016.
Me shkresën nr. 3787/1 prot date 12.04.2016 te nënshkruar nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj, drejtuar kryetarit te Bashkise Tirane Erion Veliaj, parashtron nder te tjera se kërkesa për miratimin e mbështetjes buxhetore nuk është paraqitur ne zbatim te nenit 19 pika 3 e VKM nr.575/2013 dhe nuk është e shoqëruar me draft kontrate dhe pasqyrat financiare për dy vitet e mëparshme te AK-se.
…Ne përmbajtjen e studimit te fizibilitetit…nuk rezulton te ketë një argumentim te qarte ne lidhje me analizën e bere për arritjen ne konkluzion qe koncesioni/PPP është procedure me e favorshme se prokurimi publik…
Konstatojmë se supozimet e bëra ne seksionin 4.2.2 ‘Krahasuesi me sektorin publik janë te paargumentuara mjaftueshëm me fakte dhe analiza sasiore konkrete gje qe nuk na lejojnë te gjykojmë drejt nëse propozimi ne fjale është vërtet i leverdishëm se sa metoda tradicionale e prokurimit publik’
…Duke ju referuar këndvështrimit buxhetor shprehet se: …propozimi …mbart detyrimin e Bashkise Tirane për kryerjen e pagesave periodike vjetore ndaj koncesionit 5-6.3 milion euro, për 16 vjet. Ndërkohë qe praktikat e mëparshme te ngjashme me te, te paraqitura për trajtim ne MF ( psh propozimi per landfill-in e Durrësit) nuk parashikonin një mbështetje financiare direkte persë kohe qe këto lloj koncesionesh/ppp do te gjeneronin te ardhura te mjaftueshme. Ne këto kushte është e nevojshme qe Bashkia e Tiranes te sqaroje hollësisht se ku ndryshon ky propozim me implikime buxhetore nga te ngjashmit e tij te këtij lloji. Njëkohësisht kërkojmë qe këtë propozim Bashkia e Tiranes te marre domosdoshmërisht edhe opinionet e Ministrisë se Mjedisit, Ministrisë se Zhvillimit urban dhe Ministrisë se Transportit dhe Infrastrukturës, te cilat duhet ti përcjelle zyrtarisht bashke me propozimin e e ripunuar.
Me një dokument te datës 08.02.2016 te nisur shtetasit Spiro Brumbulli, shef kabineti ne Ministrine e Financave, rezulton i depozituar nje dokument ne gjuhen angleze IFC me titull ‘Studim fizibilitetit te menaxhimit te landfillit Tirane’ ku parashikohen disa ndryshime qe mendohen për rritjen e sasisë se mbetjeve.
Shihet qarte se dosja hetimore e përgatitur për Arben Ahmetaj, ka informacione më të detajuara që rëndojnë akuzën penale ndaj Erion Veliajt, por mungojnë në dosjen e inceneratorit të Tiranës.
Erion Veliaj për këtë afere ka kryer disa komunikime te tjera shkresore dhe me Ministrinë e Financave gjate kohës qe drejtohej nga Shkëlqim Cani, e cila i ka kërkuar qe Bashkia Tirane te qartësoje mire kërkese e ligjit 125/2013 i ndryshuar dhe akteve nen ligjore dhe i ka riperseritur këto kërkesa Copy Paste kur ministër behet Arben Ahmetaj i cili i jep një përgjigje me shteruese se dosja është me mangësi te thella dhe se Bashkia e Tiranes nuk ka asnjë argument qe PPP është përzgjedhja e duhur dhe perse ky koncesion duhet te këtë mbështetje buxhetore nga qeveria.
Ne komunikimet shkresore mes MF dhe Bashkise Tirane, kjo e fundit cilësohet si Autoriteti Kontraktor qe po e bënte këtë propozim.
Ndërkohë rikthehemi tek shkresat e Belinda Ballukut dhe Arjan Baçit, te cilat serish sot po ja kalojmë mediave, për te thyer censurën dhe për te bere publike këto akte te renda, te cilat faktojnë se përfituesi kryesor, iniciatori, arkitekti dhe menaxheri i aferës me inceneratorin e Tiranes, është vete Erion Veliaj.
Discussion about this post