GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratori i Tiranës, zbardhen detaje nga seanca në GJKKO/ Koka i kërkon ndjesë…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratori i Tiranës, zbardhen detaje nga seanca në GJKKO/ Koka i kërkon ndjesë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në GJKKO po mbahet seanca për masat e sigurisë ndaj 15 personave p¥r të cilët SPAK ka kërkuar arrest me burg ose arrest shtëpie.

Mes emrave që ndodhen në dosjen e SPAK lidhur me inceneratorin e Tiranës janë edhe Alqi Bllako dhe Lefter Koka, ndërsa në seancë personat e ndaluar me urdhër të SPAK prej të premtes, kanë deklaruar se kanë kryer vetëm detyrën dhe kanë zbatuar ligjin.

Ndërkohë janë zbardhur detaje nga deklaratat e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës, të cilët gjithashtu përfshihen në dosjet e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, në mbrojtjen e tij ka pretenduar se për blerjen e makinerisë së birrës me vlerë 119.755 disponon fatura.

“E kam blerë personalisht në Çeki. Disponoj fatura që mund t’jua vë në dispozicion. Nuk kam përfituar blerje të tillë nga Klodian Zoto”, tha Bllako.

Për punësimin e Vladimir Bezhanit, Alqi Bllako tha: “është një kontratë e ligjshme me sektorin privat. As me rregullore as me ligj nuk ndalohet.

Është një nga tre ekspertët më të mirë në republikë sa i përket studimeve për trajtimin e mbetjeve. Paga e personit të punësuar është e ligjshme, sa kohë është e ligjshme s’ka motiv për të ngritur akuzë”.

Sa i takon komunikimeve të disa prej zyrtarëve me Klodian Zoton apo punonjës të kompanisë së tij, të akuzuarit kanë pretenduar se në rastin e ofertave të pakërkuara duhet të ketë komunikim, bisedime e kontakte mes firmës që ka shfaqur interes dhe kontraktorëve.

Gjatë fjalës së tij në seancën ku GJKKO do caktojë masat për të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar se akuzat ndaj tij dhe stafit janë ngritur në bazë të opinionit politik dhe mediatik.

Koka e konsideroi veten si “viktimë” të Berishës dhe Partisë së Lirisë të cilën e etiketon si “partiçkë e vogël”.

“Kërkoj ndjesë gjithë stafit nëse janë këtu për shkakun tim. Ata kanë bërë më të mirën që mund të bënin. Akuzat janë ngritur mbi bazë të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël. Ndjesë të gjithë juve (personave që janë akuzuar në dosjet ku ai është pjesë)”, – është shprehur ai.

Etiketa: BllakodetajetkokaKryesore1

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
Pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’/ Albert Kupa dërgohet në regjimin…

Pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’/ Albert Kupa dërgohet në regjimin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë një hap pas duke tërhequr planin për shitjen e një pjese të operacioneve...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com