Një operacion anti-drogë është zhvilluar gjatë natës nga policia në Vlorë. Report Tv mëson se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabisi, lëndë e cila ishte gati për trafikim.
Lënda narkotike po transportohej me një fugon, i cili është bllokuar nga policia. Kanabisi ka qenë i presuar dhe gati për t’u trafikuar, por nuk dihet sasia e tij.
Ende nuk ka një reagim zyrtar, ndërsa policia pritet të dalë në një komunikatë për mediat.
Discussion about this post