GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të dyshuar për korrupsion, Apeli lë në fuqi dënimin e ish-gjyqtares Margjeka dhe…

16:26 - 12/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U dënua nga GJKKO/ Margjeka: Mos doni të më varni me vdekje?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të martën më 12 dhjetor lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë për dënimin e ish-gjyqtares së Durrësit, Mimoza Margjeka, bashkëshortit të saj, Arben Cara dhe tre të pandehurit e tjerë të akuzuar për përfshirje në një skemë korrupsioni.

Mimoza Margjeka, e cila në kohën kur u ndalua, në shtator të vitit 2020, ishte e komanduar në gjykatën e Apelit Korçë, u akuzua se mori 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec. Tre të pandehurit e tjerë në këtë proces, Nejton Bali, Klaudio Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj, u arrestuan pasi u dyshuan se i dhanë bashkëshortit të gjyqtares shumën prej 6 mijë eurosh.

Pesë të pandehurit u deklaruan fajtorë për korrupsion në dhjetor të vitit 2022. Mimoza Margjeka u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim, por u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur, si dhe u caktua në provë për 3 vjet. Po ashtu, i’u hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar. Bashkëshorti i saj, Arben Cara u dënua me 4 vjet burgim; i pandehuri Klaudio Zhilla me 3 vjet heqje lirie; avokati Skënder Demiraj u dënua me 3 vjet, por u pezullua dënimi dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet; i pandehuri Nejton Bali u dënua me 1 vit e 2 muaj burgim, por edhe ai u vendos në shërbim prove për 2 vjet e 4 muaj.

Gjatë procesit në Apel të pandehurit pretenduan se ishin dënuar pa prova dhe se ishin të pafajshëm. Margjeka kërkoi administrimin e disa provave dhe kërkoi ripërsëritje të pjesshme të gjykimit, por kjo kërkesë u vlerësua e panevojshme nga trupi gjykues i kyesuar nga Igerta Hysi dhe anëtarë gjyqtarët Engert Pëllumbi dhe Florjan Kalaja. Në përfundim të shqyrtimit në Apel, ky trup gjykues e vlerësoi të drejtë vendimarrjen e Shkallës së Parë, duke e lënë në fuqi./BIRN

Etiketa: ApeliGJKKOgjyqtareMargjeka

Lajme të lidhura

Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes
Aktualitet

Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes

19:01 - 30/01/26
Putin pranon ndalimin e sulmeve ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt
Aktualitet

Putin pranon ndalimin e sulmeve ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt

17:59 - 30/01/26
Ksamil/Përmbytet varka që shëtiste pushuesit, dyshimet e para të pronarit
Aktualitet

Ksamil/Përmbytet varka që shëtiste pushuesit, dyshimet e para të pronarit

17:45 - 30/01/26
Para
“Vrasja e Liridonës krim masonik”, ja ç’domethënie kanë 3 gishtat

“Vrasja e Liridonës krim masonik”, ja ç'domethënie kanë 3 gishtat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkarkohet drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello! Ja kush e zëvendëson
Breaking Views

Shkarkohet drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello! Ja kush e zëvendëson

19:16 - 30/01/26

Drejtoresha e Tatim Taksave të Durrësit, Ina Bella është larguar nga detyra ditën e sotme. Burime bëjnë të ditur se...

Lexo më shumë
“Jam i shkatërruar”, talenti shqiptar në Angli i nënshtrohet operacionit, mbyll sezonin

“Jam i shkatërruar”, talenti shqiptar në Angli i nënshtrohet operacionit, mbyll sezonin

19:11 - 30/01/26
Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes

Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes

19:01 - 30/01/26
“Vizitë monitoruese”, SPAK i thotë “jo” komisionit Xhafa, alarmon për cenim të pavarësisë

“Vizitë monitoruese”, SPAK i thotë “jo” komisionit Xhafa, alarmon për cenim të pavarësisë

18:33 - 30/01/26
Putin pranon ndalimin e sulmeve ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt

Putin pranon ndalimin e sulmeve ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt

17:59 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com