GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërkesa e SPAK për Berishën, ja kur mblidhet Këshilli i Mandateve

18:33 - 12/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë pritet të ndodhë pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 18 dhjetor për të vendosur lidhur me kërkesën e SPAK ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.

SPAK i kërkon Kuvendit një autorizim lidhur me një masë shtrënguese arrest me burg ose arrest shtëpie ndaj ish-Kryeministrit Berisha, i cili ka refuzuar të zbatojë masat e vendosura më herët ndaj tij, atë të “detyrimit të paraqitjes” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.

Tashmë kërkesa e SPAK do të diskutohet në datën 18 dhjetor, ku pritet një përballje mes Prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

“Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në një njoftim zyrtar.

Gjithashtu pritet që në mbështetje të dy prokurorëve që po hetojnë dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, të jetë edhe Altin Dumani, kreu i SPAK-ut.

Berisha i konsideroi masat e vendosura më herët ndaj tij si anti-Kushtetuese, pasi SPAK dhe më pas GJKKO vepruan pa marrë një autorizim nga Kuvendi.

Ndërsa sot, në reagimet mediatike, Berisha tha se do të pranojë çdo vendim të Parlamentit, pas paraqitjes së kërkesës nga SPAK.

Vendimi që do të marrë Këshilli i Mandateve i përcillet seancës plenare, e cila e miraton me shumicë të thjeshtë votash.

Procedura që ndiqet

Në pikën 1 të nenit 118 të ndryshuar, saktësohet se Prokuroria kërkon nga Kuvendi autorizim për caktimin e masës së sigurimit të arrestit me burg ose në shtëpi, heqjes se lirisë në çfarëdo lloj forme, kontrollit personal ose të banesës të deputetit me një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me prova. Pra SPAK duhet të bindë Kuvendin se ka prova që Sali Berisha ka kryer “korrupsion pasiv”, vepra penale për të cilën akuzohet.

Më pas, Kuvendi cakton mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet si edhe do duhet të vërë në dijeni, në rastin konkret deputetin Sali Berisha. Kuvendi si Institucion e ka për detyrë që t’ia dorëzojë shkresën zyrtarisht.

Në mbledhjen e Këshillit, Berisha mund të jetë i pranishëm vetë në seancë për t’u mbrojtur, e nëse refuzon të jetë personalisht, atëherë ka të drejtën të paraqesë shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes me shkrim ose të përfaqësohet me mbrojtës ligjor.

Pas shqyrtim, brenda 2 javëve Këshilli do duhet që të paraqesë një raport ku përmblidhen pretendimet e palëve dhe në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi ndaj Sali Berishës, në rastin konkret. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.

Në seancë plenare, do i jepet fjala të parit Sali Berishës, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Duhet thënë se Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi.

Në fund, Kuvendi vendos me votim të hapur për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi ndaj ish-kryeministrit.

Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar.

Etiketa: Kryesore1KuvendiSpak

Lajme të lidhura

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë
Aktualitet

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë
Aktualitet

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Para
SPAK i lidh duart GJKKO për masën shtrënguese ndaj Ilir Beqajt

9 orë në ambientet e SPAK, ja për çfarë u pyet Ilir Beqaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Një 26-vjeçar i identifikuar si...

Lexo më shumë
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

09:06 - 08/12/25
“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com