GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Hoxha: Prokurorët kalkuluan lëvizjet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja me Berishën/ Hoxha: Kërkon të më vrasë me duart e të tjerëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me kërkesën e dërguar Kuvendit nga SPAK lidhur me ashpërsimin e masave të sigurisë për çështjen “Partizani”.

Në emisionin “Opinion”, Hoxha ka analizuar gjithë veprimet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme duke theksuar se procesi gjyqësor duket sikur e ka “çmontuar” gradualisht ish-kryeministrin.

Artan Hoxha: Këtë radhë duket sikur është punuar pak më me kujdes krahasuar me rastin tjetër sepse janë përpjekur që Berishën ta çmontojnë pak nga pak dhe të përdorin dhe reagimet e tij. Pra, masa e parë që u mor, pritën çfarë reagimi do kishte, pra çfarë mbështetje popullore ose lëvizja politike.

Pse kalkulon dhe politikisht SPAK-u?

Artan Hoxha: Nuk them që e kalkulon SPAK-u, por nuk është i pandjeshëm se këtu jetojnë dhe ata. Së dyti, kur e panë që kjo gjë nuk krijonte këtë lloj problematike, kur panë dhe reagimin e Berishës, se mbase se kanë menduar që ai do bënte këtë lloj zgjedhje që në momentin e parë. Kjo dosje ka një gjë shumë të veçantë, nëse e shikon si hetim ka nisur në 2020-ën. Por emri i Berishës është futur vetëm në 2 Tetor të 2023. Masa është kërkuar në datë 16 dhe në 20 u firmos. Koha është shumë e shkurtër, vetëm në 2 Tetor është regjistruar emri i Berishës si person nën hetim për akuzën e korrupsionit pasiv. Më mbrapa ka dalë veprimi i Gjykatës që njëkohësisht ka shmangur Kuvendin, sepse Berisha tha të përballemi në Kuvend.

“Kjo që i është rezervuar tani Berishës dhe mënyra si po procedohet me rastin Meta duket që ata që e drejtojnë dhe qëndrojnë pas saj… Situata për mua nuk është më një çështje juridike, por politike sepse do jetë një vendim në Kuvendin e Shqipërisë”, përfundoi Hoxha.

Etiketa: berishaHoxhakuvendSpak

Lajme të lidhura

Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi
Breaking Views

Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

16:55 - 13/07/26
PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029
KRYESORE

PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029

16:37 - 13/07/26
Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
Aktualitet

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

13:59 - 13/07/26
Para
Berisha: Banorët e Divjakës i thyen turinjtë mafies së Ramës

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, gazetari: Po i jepet mundësia të dalë nga politika

Discussion about this post

TË FUNDIT

Angli-Argjentinë/ Masa të rrepta sigurie në Atlanta për të shmangur përplasjet e tifozëve
Sport

Angli-Argjentinë/ Masa të rrepta sigurie në Atlanta për të shmangur përplasjet e tifozëve

17:38 - 13/07/26

Atlanta është vënë në gatishmëri maksimale për sfidën e shumëpritur mes Anglisë dhe Argjentinës, një duel që pritet të tërheqë...

Lexo më shumë
Britania shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

Britania shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

17:12 - 13/07/26
Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

16:55 - 13/07/26
PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029

PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029

16:37 - 13/07/26
Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet

Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet

16:27 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com