GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Me kë po flet ti…”, Hoxha sherr me Zogajn: Mos u merrni me idiotizma

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Me kë po flet ti…”, Hoxha sherr me Zogajn: Mos u merrni me idiotizma
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa diskutohej mbi masën e sigurisë të SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha sonte në “Opinion” pati një debat të tensionuar mes dy analistëve Preç Zogaj dhe Artan Hoxha.

Ky i fundit e cilësoi Kuvendin “karagjoz” dhe Prokurorinë e Posaçme “një institucion që vepron në bazë të interesave”, duke theksuar se Berisha nuk ka pse të përballet me gjykatësit. Nga ana tjetër Zogaj u shpreh se ish-kryeministri duhet të zbatojë vendimin e gjykatës dhe të paraqitet sepse kështu funksionon në një shtet demokratik.

Preç Zogaj: Vetëm këtu kam dëgjuar që bëhesh ti vetë Gjykatë Kushtetuese, mendon ti se kjo është Kushtetuta…

Artan Hoxha: Personi i prekur në radhë të parë është Kuvendi, po ngaqë s’ka dinjitet nuk përfshihet…

Preç Zogaj: Ti mund të thuash natë ditë që unë po respektoj Kushtetutën, por kundrejt një vendim gjykate, duhet të jetë Gjykata Kushtetuese, pra nuk mund të referosh veten tënde.

Artan Hoxha: Të pazakonshmit bëjnë dhe akte rezistence dhe pranojnë dhe kostot. Njerëzit e zakonshëm nuk pranojnë kosto dhe nënshtrohen.

Preç Zogaj: Ka një absurditet në Shqipëri që i quajnë gjërat të panatyrshme, nuk është e natyrshme, këtu hetimi i ish-Presidentit është një normë ku sundon ligji dhe ku askush s’është mbi ligjin.

Artan Hoxha: Parlamenti më karagjoz nuk ka ku bëhet, karagjoz 24 karat! Nuk mbron dinjitetin e vet

Preç Zogaj: Disa kohë nuk gjendej Sali Berisha, po bëhej komike kjo. Nuk e gjenin…

Artan Hoxha: Ai 24 orë para syve të gjithë shqiptarëve, ata se gjenin dot ata…Donin t’ju shkonte atje në zyrë.

Preç Zogaj: Tani po kërkohet rruga se si i bëhet që ish-Presidenti të takohet me gjykatësit, se kjo është një betejë që nuk zhvillohet as në studio, as në foltore.

Artan Hoxha: Po pse duhet të shkojë Sali Berisha te gjykatësit, ka avokatët, shkojnë ata. Pse duan ta çojnë me zor këta, ku e gjetën të drejtën ta çojnë me zor?

Preç Zogaj: Është personi që duhet paraqitur.

Artan Hoxha: Për çfarë, për apel? Unë nuk e di si i pranoni kaq kollaj idiotizmat.

Preç Zogaj: Kush është idiotizëm?

Artan Hoxha: Vendimet e gjykatës janë idiotizma. Meqënëse nuk vijnë nga injoranca, vijnë nga interesi.

Preç Zogaj: Duhet të shkosh t’i sfidosh aty përballë.

Artan Hoxha: Duan që atë njeri ta pengojnë, ta thyejnë, është e qartë fare!

Preç Zogaj: Drejtësia ka hapur disa çështje, nuk është i vetmi ndaj të cilit po kryhen hetimet.

Artan Hoxha: Rrugën me avokatë po e bën ai. Ju nuk doni ta pranoni që kjo gjykatë po vepron politikisht.

Preç Zogaj: Ore do t’i thuash të pushojë apo jo? Kemi ardhur të bëjmë me një bisedë. Me kë po flet ti njëherë, unë kam një mendim timin.

Artan Hoxha: Po flas me të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga unë.

Preç Zogaj: Unë s’jam as avokati i Sali Berishës, as prokurori e as gjykatësi. Për fat s’jam asnjëri./tvklan.al

Etiketa: HoxhaSherrizogaj

Lajme të lidhura

FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e 55-vjeçarit, dëmtohet muri rrethues dhe një automjet

08:45 - 09/10/26
Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi i automjeteve
Aktualitet

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi i automjeteve

08:37 - 09/10/26
Sot dita e 130-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Dita e 132-të e revoltës, qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Ta largojmë të keqen e këtij vendi

08:31 - 09/10/26
Para
Në dashuri tregohuni të kujdesshëm, çfarë thonë yjet për ju sot

Në dashuri tregohuni të kujdesshëm, çfarë thonë yjet për ju sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e 55-vjeçarit, dëmtohet muri rrethues dhe një automjet

08:45 - 09/10/26

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz, duke...

Lexo më shumë
Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi i automjeteve

08:37 - 09/10/26
Sot dita e 130-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 132-të e revoltës, qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Ta largojmë të keqen e këtij vendi

08:31 - 09/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:15 - 09/10/26
Jared Kushner reagon për herë të parë për Zvërnecin: Nëse miratohet shqiptarët do jenë krenarë

Jared Kushner reagon për herë të parë për Zvërnecin: Nëse miratohet shqiptarët do jenë krenarë

08:10 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com